LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Mbrojtja e gjuhës është iniciativë mbipartiake, nuk do të lejojmë cenimin e Marrëveshjes së Ohrit

Osmani: Mbrojtja e gjuhës është iniciativë mbipartiake, nuk do të lejojmë cenimin e Marrëveshjes së Ohrit

Bujar Osmani nga BDI sot tha se liderët e Frontit Europian kanë mbajtur takim, në të cilin kanë diskutuar për iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Osmani tha se nuk do të lejojnë që të prishet bashkëjetesa e komuniteteve në vend, si dhe të cenohet Marrëveshja e Ohrit.

Ai gjithashtu theksoi se iniciativa “Roje gjuhës” është mbi partiake dhe se nuk është vetëm e BDI-së, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Roja e gjuhës veçme ka filluar me punë, është shndërruar në platformë mbi partiake, mbi etnike, pasi nuk mbrohet vetëm gjuha, por arsyeja për të ardhme të përbashkët në shtet, për të izoluar këto forca destruktive që e kanë humbur kohën, që në vitin 2024 vijnë me kufizime të të drejtave etnike”.

“Është situatë e vonuar që nuk e ka pritur ashkush që mund të vijë një strukturë destruktive, njerëz të pavotuar për të demontuar Marrëveshjen e Ohrit. Kjo nuk kalon, pasi është kauzë e qytetarëve të vullnetit të mirë. Ne marrim thirrje nga qytetarët maqedonas të cilët na thonë se kush janë këto që mendojnë të minojnë Marrëveshjen e Ohrit.

“Nuk do të lejojmë që një shtet që negocion për BE të ketë Gjykatë Kushtetuese që ekzekuton programe partiake. Ndodhi një herë më 17 tetor, ndërsa ajo që mund të ndodh më 11 dhjetor mund të ketë pasoja më të mëdha. Kauza e mbrojtjes së gjuhës shqipe nuk është e BDI-së, e keni parë se mbi 250 profesorë kërkojnë mbrojtjen e gjuhës shqipe”, tha mes tjerash Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori