LAJMI I FUNDIT:

Shkupi-Struga dhe Voska-Shkëndija, përballje që premtojnë spektakël

Shkupi-Struga dhe Voska-Shkëndija, përballje që premtojnë spektakël

Java e 16-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut përfundoi me disa rezultate interesante që ndryshuan disi dinamikën e kampionatit, njofton Telegrafi.

Në sfidën kryesore, Shkëndija triumfoi ndaj Shkupit me rezultat 2-0, duke konfirmuar pretendimet për kreun e tabelës. Në ndeshje të tjera, Besa u mposht minimalisht nga AP Brera (0-1), Struga arriti një fitore të rëndësishme kundër Pelisterit (1-0), Gostivari pa probleme i mori pikët në Shkup ndaj Vardarit (0-2), Sileksi dominoi Voska Sportin (4-1), ndërsa Rabotniçki fitoi bindshëm ndaj Tikveshit (0-2).

Java e 17-të, e cila zhvillohet të dielën më 1 dhjetor në orën 13:00, premton përballje mjaft interesante, veçanërisht ndërmjet ekipeve shqiptare. Në stadiumin e Çairit, Shkupi do të presë Strugën në një duel të fortë për pikë të vlefshme. Në Ohër, Voska Sport do të kërkojë të rikuperojë formën kundër favoriti absolut Shkëndijës, ndërsa Gostivari është nikoqir i Sileksit në një përballje ku të dyja ekipet synojnë kreun e tabelës. Në Manastir, Besa do të udhëtojë për t’u përballur me Pelisterin. Takimet e tjera përfshijnë AP Brera – Rabotniçki dhe Vardarin – Tikveshin.


Pas 16 javëve, gara për kreun e tabelës është më e nxehtë se kurrë. Sileksi, Shkëndija dhe Gostivari ndajnë vendin e parë me nga 33 pikë secila, ndërsa Rabotniçki ndjek nga afër me 31 pikë. Struga renditet e pesta me 29 pikë, duke mbajtur hapin me skuadrat e kreut. Në mes të tabelës gjenden AP Brera me 19 pikë, Shkupi dhe Pelisteri me nga 16 pikë secila, ndërsa Besa (13 pikë), Vardari dhe Voska Sport (nga 12 pikë) luftojnë për të shmangur zonën e fundit. Tikveshi mbetet i fundit me 10 pikë.

Java e 17-të pritet të sjellë rivalitet të ashpër, ku ekipet do të kërkojnë me ngulm pikë për të përforcuar pozitat e tyre në renditje. Rezultatet e kësaj jave mund të jenë vendimtare për ecurinë e kampionatit, veçanërisht për skuadrat në krye të tabelës dhe ato që luftojnë për mbijetesë, kur pastaj do të mbetet edhe java e fundit, parae ekipet të shkojnë në pushim dimërorë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit

Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Një ekspert i leximit të buzëve zbuloi atë që Guardiola i tha Ortegas pas ndeshjes së Cityt - një aluzion emocional për një gabim

Një ekspert i leximit të buzëve zbuloi atë që Guardiola i tha Ortegas pas ndeshjes së Cityt - një aluzion emocional për një gabim

Premier League
Lindon Emërllahu në pritje të transferimit gjatë janarit, Ballkani vërshohet me oferta

Lindon Emërllahu në pritje të transferimit gjatë janarit, Ballkani vërshohet me oferta

Superliga
Khabibin e largojnë nga aeroplani pak para fluturimit, legjenda e UFC-së reagon në rrjetet sociale

Khabibin e largojnë nga aeroplani pak para fluturimit, legjenda e UFC-së reagon në rrjetet sociale

UFC
Kalo në kategori