LAJMI I FUNDIT:

“Drilën e presim në parket më të fortë se kurrë”, FBK i shkruan Drilon Hajrizit pas operimit

“Drilën e presim në parket më të fortë se kurrë”, FBK i shkruan Drilon Hajrizit pas operimit

Një nga basketbollistët më të mirë në vend, Drilon Hajrizi, po përballet me një periudhë të vështirë për shkak të telasheve shëndetësore. Së fundmi, ai iu nënshtrua një operacioni për një infeksion serioz në vesh.

Për pasojë, lideri i Trepçës ka disa javë që nuk stërvit me skuadrën mitrovicase.

Fatmirësisht, operimi ka kaluar me sukses, por Hajrizi do të mungojë për një periudhë të caktuar nga skenat e basketbollit kosovar. Ai është një nga basketbollistët më të suksesshëm që Kosova ka pasur ndonjëherë.


Të hënën, Federata e Basketbollit e Kosovës i ka uruar Hajrizit një shërim të shpejtë. Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kosovës dhe sezonin e kaluar udhëhoqi Trepçën drejt triumfeve në të gjitha garat vendore. Trepça fitoi titullin e kampionit, Kupën e Kosovës, Superkupën dhe Ligën Unike, të zhvilluar në formë turneu.

Drilon Hajrizi, 33-vjeçari, ka pasur një karrierë të suksesshme edhe te Peja, Sigal Prishtina, dhe në Japoni, si dhe te Bashkimi i Prizrenit. Prej vitit 2020, ai u rikthye te Trepça, ku më herët ishte zyrtarizuar si kapiten i skuadrës.

Federata e Basketbollit e Kosovës shprehu urimet e saj për shërimin e shpejtë të Hajrizit, duke theksuar kontributin e madh që ai ka dhënë për basketbollin kosovar.

“Federata e Basketbollit e Kosovës i uron shërim sa më të shpejtë basketbollistit të Kosovës, Drilon Hajrizi. Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Bordi Ekzekutiv i FBK-së, besojnë që Hajrizi do të rikthehet sa më shpejt në parket, aty ku e ka vendin dhe aty ku ka dhënë kontribut të madh në basketbollin e Kosovës. Driloni ka luajtur rregullisht për Kosovën, që nga pranimi në FIBA deri në ndeshjet e fundit. Basketbollisti mitrovicas ka 29 ndeshje me ‘Dardanët’, duke luftuar gjithmonë për çdo top dhe duke qenë ndër më të dalluarit. Ai u shpall basketbollisti më i mirë për vitin 2023 nga Federata e Basketbollit e Kosovës, ndërsa në karrierën e tij ka fituar shumë çmime individuale dhe ekipore. Drilën e presim në parket më të fortë se kurrë”, ka shkruar FBK-ja.

Drilon Hajrizi është një ikonë e basketbollit kosovar dhe shembull i përkushtimit dhe pasionit për sportin. Tifozët dhe bashkëlojtarët e tij mezi presin rikthimin e tij në parket për të vazhduar të shkëlqejë dhe të drejtojë ekipin drejt sukseseve të reja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Zhegrova, Asllani dhe Muja zënë vendet e tyre në formacionet e javës në Ligue 1, Bundesliga dhe Superliga e Turqisë

Zhegrova, Asllani dhe Muja zënë vendet e tyre në formacionet e javës në Ligue 1, Bundesliga dhe Superliga e Turqisë

Ligat tjera
Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Përfaqësuesja e Kosovës
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League
“Kurse me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” - Ballkani reagon pas largimit të trajnerit

“Kurse me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë” - Ballkani reagon pas largimit të trajnerit

Superliga
Kalo në kategori