LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Atletico Madrid, edhe dy gjigantët e Anglisë duan transferimin e Julian Alvarez

Jo vetëm Atletico Madrid, edhe dy gjigantët e Anglisë duan transferimin e Julian Alvarez

Atletico Madrid prej kohësh po tenton transferimin e Julian Alvarez nga Manchester City, megjithatë ende pa sukses.

Sulmuesi argjentinas është i gatshëm të largohet nga Manchester City në mënyrë që të shkoj te një skuadër të luaj rregullisht, pasi para Haaland është shumë e vështirë.

Alvarez nuk dëshiron të vazhdojë të ketë një rol dytësor në planet e Pep Guardiolës për shkak të pranisë së Erling Haaland në sulmin e Cityt dhe është në kërkim të një sfide të re.


City nuk ia ka mbyllur dyert largimit të Alvarez dhe tanimë ata i kanë vendosur edhe një çmim prej 80 milionë eurove për skuadrat që duan transferimin e tij.

Megjithatë Atletico Madrid tani ka konkurrencë të fortë nga Anglia për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas.

TalkSport ka raportuar se dy gjigantët anglezë, Chelsea dhe Arsenal janë duke përgatitur oferta për Julian Alvarez.

Paratë nuk kanë qenë asnjëherë problem për klubet angleze dhe e ardhmja e sulmuesit argjentinas pritet të vendoset pas Lojërave Olimpike ku Alvarez po merr pjesë me Kombëtaren e Argjentinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
DISTRIA KRASNIQI FANTASTIKE - siguron medalje olimpike, lufton për të artën

DISTRIA KRASNIQI FANTASTIKE - siguron medalje olimpike, lufton për të artën

Xhudo
Onana nuk mëson nga gabimet - tallet me lojtarët e Arsenalit, por e pësoi si më keq

Onana nuk mëson nga gabimet - tallet me lojtarët e Arsenalit, por e pësoi si më keq

Premier League
Mësohet kundërshtarja dhe orari i ndeshjeve gjysmëfinale, Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten italiane

Mësohet kundërshtarja dhe orari i ndeshjeve gjysmëfinale, Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten italiane

Xhudo
Barcelona po tenton ta bind top mesfushorin të largohet për t’i liruar vendin blerjeve të reja

Barcelona po tenton ta bind top mesfushorin të largohet për t’i liruar vendin blerjeve të reja

La Liga
Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ndërkombëtare
E mposhti Cityn në miqësore, Fonseca tregon lojtari që po i pëlqen te Milani

E mposhti Cityn në miqësore, Fonseca tregon lojtari që po i pëlqen te Milani

Serie A
Kalo në kategori