LAJMI I FUNDIT:

SHBA të pamëshirshëm edhe në miqësore, “Dream Team” i fuqishëm për Serbinë para fillimit të Lojërave Olimpike

SHBA të pamëshirshëm edhe në miqësore, “Dream Team” i fuqishëm për Serbinë para fillimit të Lojërave Olimpike

Basketbollistët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës fituan ndeshjen përgatitore për Lojërat Olimpike ndaj Serbisë me rezultat 105:79, duke paralajmëruar kështu se do të bëjnë gjëra të mëdha në prag të turneut në Paris.

Çereku i parë ishte i barabartë dhe u mbyll me barazim 28:28. Megjithatë, amerikanët u zgjuan dhe shkuan në epërsi prej 59:45 në pjesën e parë.

SHBA-të nuk u ndalën në çerekun e tretë, duke dominuar frikshëm kundërshtarin dhe duke rritur diferencën prej 25 pikësh.


“Dream Team” u ndalën në çerekun e katërt duke fituar në fund me rezultat 105:79.

Më të mirët në radhët e SHBA-së ishin Stephan Curry me 18 pikë dhe Anthony Edwards me 10 pikë.

Amerika do të luajë edhe dy miqësore kundër Sudanit të Jugut dhe Gjermanisë përpara se të shkojë në Lojërat Olimpike.

Është interesante se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kundërshtari i sotëm do të luajnë në raundin e parë të Lojërave Olimpike. Kjo ndeshje është caktuar për 28 korrik. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë

"Pjesa e munguar e enigmës" - legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës

Premier League
Publikohet lista me 20 legjendat e Real Madridit – renditje që do nxit debat të ashpër

Publikohet lista me 20 legjendat e Real Madridit – renditje që do nxit debat të ashpër

La Liga
Futen fuqishëm dy emra befasues në garën për Topin e Artë

Futen fuqishëm dy emra befasues në garën për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Qeveria e Argjentinës i kërkon Lionel Messit të kërkojë falje për diçka në të cilën ai as që ishte i përfshirë

Qeveria e Argjentinës i kërkon Lionel Messit të kërkojë falje për diçka në të cilën ai as që ishte i përfshirë

Përfaqësueset
UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

Përfaqësueset
PSG po e transferon zëvendësuesin e Mbappes - ka shënuar 76 gola për klubin e tij

PSG po e transferon zëvendësuesin e Mbappes - ka shënuar 76 gola për klubin e tij

Ligue 1
Kalo në kategori