LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Llapi zyrtarizon afrimin e Valmir Berishës

Zyrtare: Llapi zyrtarizon afrimin e Valmir  Berishës

Valmir Berisha është përforcimi i dytë i Llapit pas prezantimit të Blend Baftiut.

Sulmuesi kosovar i lindur dhe rritur në Suedi, i bashkohet Llapit pas aventurës gjashtë mujore te Liria sezonin e fundit.


28-vjeçari ka bërë karrierë në të kaluarën edhe si Roma dhe Halmstad, derisa shihet si një përforcim me vlera për Llapin.

Njoftim i plotë nga FC Llapi:

Komunikatë Zyrtare: Valmir Berisha përforcon Llapin 

Klubi Futbollistik Llapi komunikon transferimin e sulmuesit të qendrës, Valmir Berisha nga FC Liria me kontratë për dy-vitet e ardhshme.

28-vjeçari vjen në klubin tonë me një bagazh të madh e eksperiencë ndërkombëtare dhe do rrit edhe më shumë konkurrencën në repartin ofanziv.

Fillimi i karrierës së tij në Halmstad dhe pjesëmarrja në klube prestigjioze si Roma, e pjesëmarrja e tij në kombëtaret zinxhirë të Suedisë janë vetëm disa nga momentet që e bëjnë të dallohet në skenën ndërkombëtare të futbollit.

Besojmë se përvoja e Valmir Berishës do të shtoj forcat e skuadrës sonë dhe do të kontribuoj në arritjen e objektivave tona në garat evropiane dhe sezonin e ri të Superligës.

Pas prezantimit të tij nga Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, sulmuesi është prononcuar për faqen zyrtare të klubit: “Është vërtetë kënaqësi të bashkohem me një skuadër kaq të respektuar dhe të ndjekur në futbollin e Kosovës. Dua të falënderoj stafin drejtues, drejtorin dhe trajnerin për besimin e tyre. Jam i përkushtuar plotësisht që të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe të kontribuoj për suksesin e KF Llapi. Tifozëve u premtoj angazhim maksimal për t’i gëzuar ata me shumë suksese në vazhdim”

Berisha është përforcimi i dytë këtë afat kalimtar pas zyrtarizimit të Blend Baftiut. Klubi po punon në transferime tjera cilësore, për të cilat do njoftoheni me kohë nëpërmjet mjeteve tona të informimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Mourinho po e kërkon me çdo kusht ish-lojtarin e tij te Fenerbahce, klubi turk i bënë një ofertë të madhe

Ndërkombëtare
Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Rekordi që ka thyer Ronaldo në Euro 2024, nuk e kishte bërë kurrë më parë në një Kampionat Evropian

Ndërkombëtare
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari

Përfaqësueset
Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bayerni po përgatitë një ofertë prej 60 milionë euro për yllin belg

Bundesliga
Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Një i 'panjohur' golashënuesi më i mirë pas fazës së grupeve në Euro 2024, ka lënë mbrapa emrat më të mëdhenj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori