LAJMI I FUNDIT:

Nga dy yje në secilën pozitë – Real Madridi i sezonit të ardhshëm duket i frikshëm me Mbappe, Davies dhe Alexander-Arnold

Nga dy yje në secilën pozitë – Real Madridi i sezonit të ardhshëm duket i frikshëm me Mbappe, Davies dhe Alexander-Arnold

Real Madridi në edicionin e ardhshëm 2024/25 pritet të jetë shumë i frikshëm, pasi përveç yjeve aktualisht që ka në skuadër, synon edhe tri transferime të mëdha.

Los Blancos mburren me faktin se në mesin e tyre kanë yje si Jude Bellingham, Vinicius Junior, Eder Militao dhe Aurelien Tchouameni.


Megjithatë, drejtuesit e klubit mbretëror nuk duan të ndalen me kaq pasi synojnë transferime të mëdha në afatin kalimtar të verës.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mund të ndërhyjë sërish në të ardhmen e Mbappes
Lexo po ashtu Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mund të ndërhyjë sërish në të ardhmen e Mbappes

Me afrimin e verës, skuadra e Real Madridit për sezonin e ardhshëm po merr formë. Marrëveshja e spekuluar prej kohësh për Kylian Mbappe duket se është praktikisht e mbyllur, me francezin që pritet të bashkohet me Los Blancos si një transferim i lirë në qershor.

Por, përforcimi me yllin e sulmit është vetëm fillimi. Los Blancos po shikojnë gjithashtu një përmirësim të mbrojtjes, me yllin e Bayern Munich, Alphonso Davies që shfaqet si objektivi kryesor për pozicionin e krahut të majtë.

Real Madridi monitoron yllin e Liverpoolit përpara një transferimi befasues në verë
Lexo po ashtu Real Madridi monitoron yllin e Liverpoolit përpara një transferimi befasues në verë

Ata nuk do të ndalen as te Davies. Raportet e besueshme thonë se Real Madridi mund të marrë edhe Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli këtë verë.

Me këto përforcime dhe lojtarët, mund të imagjinojmë se si do të ishte thellësia e skuadrës së Real Madridit, duke ardhur me një përfundim se thjeshtë do të ishin të pamposhtur.

Real Madridi i sezonit të ardhshëm

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori