LAJMI I FUNDIT:

Doganierët spanjollë zbuluan 620 kilogramë kokainë të maskuar si kripë për ushqimin e kafshëve

Doganierët spanjollë zbuluan 620 kilogramë kokainë të maskuar si kripë për ushqimin e kafshëve

Në një ngarkesë që erdhi në Spanjë nga Kolumbia, u zbuluan 620 kilogramë kokainë, e fshehur në kripën e përdorur për të ushqyer kafshët.

“Kripa për të ushqyer kafshët është e madhe dhe me ngjyrë kafe, por kur hapëm qeset nuk mund ta dallonim nga kokaina, e cila ishte e ngjyrosur më parë, pra kishte të njëjtën ngjyrë”, shpjegoi doganieri spanjoll.

Kokaina ishte gjithashtu e mbuluar me një substancë që synonte të parandalonte zbulimin duke përdorur reagjentë.


Në vitet e fundit, autoritetet spanjolle kanë penguar tashmë strategji të ndryshme të përdorura nga kontrabandistët për të fshehur drogën.

E vendosin në pjepër, banane plastike, ëmbëlsira, valixhet e fëmijëve, madje edhe në dru, raporton afp.

Sipas doganave spanjolle, dërgesa arriti në fillim të muajit janar në Barcelonë.

Të alarmuar nga burimet e tyre, agjentët më pas vunë re rreth 1000 thasë me kripë të importuar nga një kompani me bazë në Sant Cugat del Valles, afër Barcelonës.

Pas kësaj ngarkese, doganierët arrestuan gjashtë persona, të cilët ishin me kombësi kolumbiane dhe ekuadoriane. U arrestua edhe menaxheri i kompanisë importuese, shtetësia e së cilës nuk bëhet e ditur.

Analizat laboratorike më pas zbuluan se bëhej fjalë për 620 kilogramë kokainë në 34 thasë me kripë.

Tre të dyshuarve iu është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa katër janë liruar pasi u janë konfiskuar pasaportat. /Telegrafi/