LAJMI I FUNDIT:

Listës së klubeve që e duan Lumbardh Dellovën i shtohet edhe klubi rumun

Listës së klubeve që e duan Lumbardh Dellovën i shtohet edhe klubi rumun

Mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit nga Superliga e Rumanisë, Universitatea Craiova, i cili e do në afatin kalimtar të janarit.

Universitatea Craiova tashmë ka nënshkruar transferimin e parë të këtij afati kalimtar dimëror, mbrojtësin e djathtë finlandez, Pyry Soiri.


Por, sipas portalit të njohur sportiv rumun www.gsp.ro, Universitatea Craiova tani po përgatitet për të përfunduar një tjetër transferim në repartin e mbrojtjes.

Trajneri Ivaylo Petev i ka kërkuar edhe presidentit të klubit, Mihai Rotaru, një qendërmbrojtës dhe sipas burimeve të mediumit rumun, ai është fokusuar te mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova.

Lumbardh Dellova shpallet lojtari më i mirë i vitit në Albi Mall Superligë
Lexo po ashtu Lumbardh Dellova shpallet lojtari më i mirë i vitit në Albi Mall Superligë

Reprezentuesi 25-vjeçar i Kosovës thuhet se ka avantazhin që mund të mbulojë disa pozicione: qendërmbrojtës, mbrojtës i djathtë dhe mesfushor defensiv, duke qenë ideal për klubin “bardh e blu”.

Në këto pozita, trajner Petev ka edhe Zajkovin, Badeljn, Raul Silvën dhe Screciun, por në pjesën e parë të sezonit 2023/24 u përball me mungesë të shumta dhe iu desh të improvizonte.

Dellova me dy çmimet e fituara nga Telegrafi

Dellova ka hyrë në 6 muajt e fundit të kontratës me Ballkanin

Sipas mediumit rumun, një tjetër pikë e rëndësishme, marrëveshja e Dellovës me Ballkanin skadon në verë, kështu që ai ka hyrë në 6 muajt e fundit të kontratës dhe mund të transferohet për një shumë të vogël parash.

Dellova pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit kosovar, dy ofertat që ka Ballkani në tavolinë për mbrojtësin
Lexo po ashtu Dellova pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit kosovar, dy ofertat që ka Ballkani në tavolinë për mbrojtësin

Dellova e filloi karrierën e tij në KF Liria, më pas kaloi në ND Slovan Ljubljana, Hajduk Split, FC Prishtina dhe nga korriku 2022 vesh fanellën e Ballkanit.

Për Dellovën interesim kanë shprehur edhe Ludogoretsi në Bullgari dhe New York City FC në MLS, ndërsa vlen të theksohet së në vitin 2023, mbrojtësi i Ballkanit u zgjodh lojtari më i mirë i vitit në Superligën e Kosovës, si dhe ishte pjesë e formacionit më të mirë të vitit

Vlera e mbrojtësit nga Rahoveci është 600 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori