LAJMI I FUNDIT:

Bayerni ‘i dashuruar’ në Florian Wirtz, tashmë e di se sa kërkon Leverkuseni

Bayerni ‘i dashuruar’ në Florian Wirtz, tashmë e di se sa kërkon Leverkuseni

Bayern Munichu është i interesuar për mesfushorin sulmues Florian Wirtz, raporton gazertari Florian Plettenberg.

Sensacioni, një anëtar i Bayer Leverkusen, është një nga talentet më të mëdhenj në botë, i cili ndër të tjera kërkohet nga Barcelona. Plettenberg zbulon se gjermani po kërkohet nga Bavarezët, ndërsa një transferim jashtë vendit aktualisht nuk është një opsion.

Wirtz është në krye të listës së dëshirave të Bayernit për verën e vitit 2024, por transferimi i tij eventual varet nga qëndrimi ose largimi i Jamal Musiala dhe Thomas Muller, kontratat e të cilëve janë respektivisht deri në 2026 dhe 2024.


Leverkuseni bën të ditur çmimin e Wirtz, alarmohen gjigantët evropianë
Lexo po ashtu Leverkuseni bën të ditur çmimin e Wirtz, alarmohen gjigantët evropianë

Nëse klubi i Mynihut vendos të transferojë Wirtz, Leverkusen do të kërkojë 120-130 milionë euro. Në këtë mënyrë Bayern do të thyente rekordin e klubit për lojtarin më të shtrenjtë. Për momentin, transferimi më i shtrenjtë është ai i Harry Kane, i cili me bonuse mund të arrijë në 110-115 milionë euro.

Wirtz luajti për SV Grun-Weiß Brauweiler dhe Koln në vitet e tij të reja, ndërsa në vitin 2020 mbërriti në ekipin e të rinjve të Bayer. Këtë sezon, ai ka shënuar gjashtë dhe ka asistuar dhjetë gola në 18 paraqitje për ekipin e tij, të cilët janë në vendin e parë në Bundesligë nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso.

Ai ka bërë tashmë 14 paraqitje për kombëtaren gjermane dhe Transfermarkt vlerëson atë në 85 milionë euro. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=-9PZLOcgqQQ&pp=ygUUZmxvcmlhbiB3aXJ0eiBza2lsbHM%3D

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori