LAJMI I FUNDIT:

Italia për ‘vrime të gjilpërës’ kalon në Euro 2024, kampionët do të jenë në Gjermani

Italia për ‘vrime të gjilpërës’ kalon në Euro 2024, kampionët do të jenë në Gjermani

Italia është kualifikuar në Euro 2024, për vrime të gjilpërës, pasi barazoi si mysafir me rezultat 0-0 ndaj Ukrainës.

Italisë i mjaftonte barazimi, ndërsa Ukrainës i është dashur fitorja për të shkuar në Evropian.


Ndeshja e luajtur në Leverkusen të Gjermanisë nuk ofroi gola.

Italia përfundoi e dyta në Grupin C me 14 pikë, sa i ka edhe Ukraina në vendin e tretë. Anglia e ka fituar grupin me 20 pikë.

Azurrët rrezikuar shumë herë portën e Turpin, por edhe Ukraina kishte rastet e saj.

Të dy portierët bënë pritje vendimtare, por në fund Italianët që janë kampion aktual, kaluan tutje, ndërsa ukrainasiut do ta kërkojnë kualifikimi nga play-offi. /Telegrafi/