LAJMI I FUNDIT:

Gazetari i BBC-së pyet zyrtarin e Hamasit sesi i arsyeton vrasjet e civilëve, Ghazi Hamad heq mikrofonin dhe kërkon të ndërpritet intervista

Gazetari i BBC-së pyet zyrtarin e Hamasit sesi i arsyeton vrasjet e civilëve, Ghazi Hamad heq mikrofonin dhe kërkon të ndërpritet intervista

Ky është momentin kur zyrtari i lartë i Hamasit reagon ashpër ndaj gazetarit të BBC-së gjatë një interviste, kur pyetet sesi i arsyeton vrasjet e familjeve izraelite derisa ata ishin duke fjetur në dhomat e tyre të gjumit.

Zëvendësministri i Jashtëm i Hamasit në Gazë, Ghazi Hamad u nervozua nga korrespondenti i BBC-së për Lindjen e Mesme, Hugo Bachega kur është pyetur për vrasje barbare të 1.500 izraelitëve, transmeton Telegrafi.

Hamad në fillim tha se nuk ka pasur ndonjë urdhër për vrasjen e civilëve, kur Hamasi u fut në territorin e Izraelit gjatë 7 tetorit, duke vrarë në shkretëtirë 260 pjesëmarrës në një festival të muzikës elektronike dhe shumë tjerë në pjesë të ndryshme.

Prej asaj kohe janë publikuar pamje të vrasjeve të civilëve në kibucin Be’eri, ku njerëzit janë vrarë në shtretër e imazhet e këtyre vrasje i ka parë Daily Mail nga ambasadori izraelit në Londër, që thuhet se janë shumë të rënda dhe shihen dhomat e mbushura me gjak.

Ambasadori izraelit lëshoi në seancën e Kombeve të Bashkuara një video, ku shihen militantët e Hamasit duke bërë përpjekje për t’i prerë kokën një burri
Lexo po ashtu Ambasadori izraelit lëshoi në seancën e Kombeve të Bashkuara një video, ku shihen militantët e Hamasit duke bërë përpjekje për t’i prerë kokën një burri

E Hamad derisa tentoi të arsyetohet tha se ishte një hapësirë e madhe, dhe aty shpërtheu përplasja dhe konfrontimi me izraelitët. Ndërkaq gazetari këmbënguli se nuk ishte konfrontim, por se militantët e Hamasit ishin futur nëpër shtëpi.

Gjithçka kulmoi kur i është kërkuar ta shpjegojë sesi e arsyeton vrasjen e njerëzve derisa ishin duke fjetur. Hamad nervozohet, heq mikrofonin dhe kërkon që intervista të ndërpritet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e Brigadës ukrainase që i kaloi tri net për t’ia marr tankun modern ushtarëve rusë

Historia e Brigadës ukrainase që i kaloi tri net për t’ia marr tankun modern ushtarëve rusë

Evropa
Ukrainasit publikojnë pamjet e sulmit: Kemi shkatërruar luftanijen ruse në Krime

Ukrainasit publikojnë pamjet e sulmit: Kemi shkatërruar luftanijen ruse në Krime

Evropa
“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

“Mishtoret mashtrojnë kështu”, kasapi argjentinasi tregon se si manipulohet në peshore

Amerika Latine
OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë

OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë "ferrin e klimës"

Botë
Parashutistët britanikë detyrohen t'u tregojnë pasaportat zyrtarëve francezë në zbarkimin në Normandi, pas kërcimit historik të Ditës D

Parashutistët britanikë detyrohen t'u tregojnë pasaportat zyrtarëve francezë në zbarkimin në Normandi, pas kërcimit historik të Ditës D

Evropa
Gjermania po përgatit skenarë në rast lufte, si do t’i mbronte ky shtet evropian 85 milionë banorë?

Gjermania po përgatit skenarë në rast lufte, si do t’i mbronte ky shtet evropian 85 milionë banorë?

Evropa
Kalo në kategori