LAJMI I FUNDIT:

Analistët komentojnë vizitën e paralajmëruar të emisarëve në Kosovë, shprehin skepticizëm për vazhdimin e dialogut

Analistët komentojnë vizitën e paralajmëruar të emisarëve në Kosovë, shprehin skepticizëm për vazhdimin e dialogut

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këshilltari për politikë të jashtme i presidentit francez Emmanuel Bonne, këshilltari për politikë të jashtme i kancelarit gjerman Jens Plotner dhe këshilltari i Qeverisë italiane, Francesco Talo, të shtunën do të qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Vizita emisarëve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen disa javë pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shator në Banjskë të Zveçanit, ku një grup serbësh sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Nga Bashkimi Evropian kanë konfirmuar se pesëshja po vjen në Kosovë me kërkesa të qarta, ku përfshihet edhe mbajtja e zgjedhjeve në veri.


Ndërkaq, analistët politikë kanë mirëpritur vizitën e zyrtarëve nga BE dhe SHBA në Kosovë, por shprehin dyshimet e tyre për vazhdimësinë e dialogut Prishtinë – Beograd.

Analisti Dritëro Arifi në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se pala kosovare duhet të mendohet se si duhet qasur dialogut.

“Është mirë që po vijnë që të shihet se si do të vazhdohet tutje, besoj që pesëshja ka me qit edhe kushte, afate, me siguri një prej kushteve ka me qenë edhe mbajtja e zgjedhjeve në veri, e që nuk po duket në horizont pasi që kushtet në terren kanë ndryshuar, prej 24 shtatorit gjithçka ka ndryshuar.

Tashmë duhet të mendohet se si duhet qasur dialogut, a duhet me qenë dialog politik mes BE-së dhe Kosovës, sepse me Serbinë nuk mendoj që do të ketë paqe, me këtë qasje që ka Serbia nuk po shoh paqe në horizont, as në të ardhmen, e as më larg”, është shprehur ai.

Analisti politik, Dritëro Arifi

Arifi thekson se Kosova duhet vetëm me SHBA-në dhe BE-në që t’i qaset dialogut dhe të shikojnë se çfarë zgjidhjesh po kërkojnë ata.

“Besoj që gjithçka duhet të jetë në këtë formë, më shumë bilaterale mes Kosovës, SHBA-së dhe BE-së. Kjo besoj që duhet të jetë fokusi i Kosovës, që t’i dëgjoj ata, por edhe t’i jep disa propozime se si duket e ardhmja e Kosovës, e ardhmja e Kosovës mulitetnike është vetëm në këta kufij të njohur… Nëse BE s’ka plan me njoftë Kosovën do të jetë e vështirë, unë nuk po shoh kryeministër shqiptar që do ta zbatojë Asociacionin pa u njohur nga BE, vetëm njohja nga BE e zbeh Asociacionin, nuk i jep fuqi politike”, shtoi ai.

Stano tregon mesazhet që do t'i sjellë pesëshja BE-SHBA në Beograd dhe Prishtinë
Lexo po ashtu Stano tregon mesazhet që do t'i sjellë pesëshja BE-SHBA në Beograd dhe Prishtinë

Edhe analisti Gazmir Raci ka thënë se është shumë e rëndësishme që ndërmjetësuesit po vijnë në Kosovë.

“Është shumë me rëndësi që ndërmjetësit po vijnë, po ashtu është shumë e rëndësishme që po vijnë gjermanët dhe francezët që e kanë propozuar Planin franko-gjerman. Kosova ka qenë e gatshme që nga fillimi me nënshkru, por propozimi i fundit nuk ka qenë në harmoni me marrëveshjet paraprake”, tha ai për Telegrafin.

Raci deklaroi se “nëse vijnë me një plan të ri konkret, që bazohet në Planin franko gjerman dhe aneksin e Ohrit, atëherë unë besoj që Kosova nuk ka arsye me refuzu”.

“Unë besoj që Kosova duhet t’i mbrojë qëndrimet e veta, që tashmë janë publike”, tha mes tjerash ai.

Analisti tha se duhet të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pastaj të diskutohet për Asociacion.

“Fillimisht duhet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, njohja e Kosovës siç e thotë Plani franko-gjerman, respektimi i kufirit, integritetit, sovranitetit, pavarësia, pastaj njohja e simboleve, e pasaportave, etj. Mospengimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare, pas këtyre gjërave ne mund t’i normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Pasi t’i normalizojmë marrëdhëniet, ne mund të flasim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Analisti politik, Gazmir Raci

Raci mes tjerash deklaroi se mendon që pas sulmeve terroriste në veri, ka vdekur përfundimisht ideja që të themelohet asociacioni, e pastaj të bisedohet për tema tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori