Një ditë pas sulmit terrorist të një grupi serbësh në veri të Kosovës, ka reaguar Lista Serbe.
Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, kjo parti ka ngushëlluar për policin shqiptar të vrarë në veri si dhe familjarët e serbëve.
“Në emër të Listës Serbe dhe të gjithë popullit serb nga Kosova shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të serbëve të ndjerë dhe policit shqiptar të Kosovës në ngjarjen tragjike të djeshme në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit”, thuhet në njoftim.
Lista Serbe pretendon që së paku dy serbë janë vrarë nga Policia e Kosovës, pasi janë dorëzuar.
“Po ashtu, do të kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të vrarë gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar. E pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit?”, thuhet tutje.
Kjo parti ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje, derisa ka kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i të vendosen në veri të Kosovës, për ta parandaluar siç thonë përshkallëzimin e situatës.
“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve për paqe dhe vetëpërmbajtje, sepse është e nevojshme që sa më parë të rivendoset paqja në rrugët tona, në këtë kuptim ne kemi nevojë urgjente që KFOR-i dhe EULEX-i të vendosen në veri dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës dhe të parandalojnë politikën. shpërdorimi i kësaj ngjarje tragjike”, thotë Lista Serbe.
Po ashtu Lista Serbe, si zakonisht me pretendime të çuditshme, fajësuar kryeministrin Kurti se po ushtron presion mbi serbët e Kosovës.
“Prej më shumë se një viti ne paralajmërojmë se regjimi në Prishtinë po ushtron presion mbi serbët dhe çdo ditë po përshkallëzon situatën dhe po provokon reagimin e popullit. Të panumërta kërkuam nga KFOR-i që të ngrejë forcat e veta dhe të veprojë në mënyrë parandaluese, kërkuam nga bashkësia ndërkombëtare që ta frenonte Kurtin, gjithmonë bënim thirrje për paqe… por më kot. Fatkeqësisht, ndodhi ajo që dëshiroi Kurti”, thuhet në fund./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m’vra
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi
Dita e tretë në arrati, askush nuk ka rënë në gjurmët e Daut Lazes
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër