Dervish Cara i lindur në fshatin Pallçisht të Tetovës njihet si udhëheqës i kryengritjes së viteve 1843-1844 kundër reformave në Perandorinë Osmane.
Reformat e Tanzimatit të bërë në Perandorinë Osmane kishin shkaktuar shumë pakënaqësi te popullsia shqiptare. Ndër pakënaqësitë më të mëdha ishin zëvendësimi i funksionarëve shqiptarë me nëpunës të huaj dhe urdhri për rekrutimin e ushtarëve nizamë.
Dervish Cara në vitet 1843-1844 filloi një kryengritje kundër sundimit të Perandorisë Osmane. Kryengritja e Dervish Carës përfshiu qytetet Gostivarin, Tetovën, Kërçovën, Ohrin, Manastirin, Kumanovën Preshevën, Bujanovcin, Vranjën, një pjesë të veriut Shqipërisë së sotme, Prizrenin, Pejën, Gjakovën dhe disa vise tjera.
Kërkesat e kryengritësve ishin: Të anulohej ligji për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, të zëvendësonte funksionarët osmanë të pushtetit lokal me nëpunës shqiptarë dhe kërkohej të njihej autonomia e Shqipërisë. Këto kërkesa nuk u pranuan nga autoritetet Osmane.
Beteja e Dervish Carës Zgjati nga muaji maj deri në muajin shtator të vitit 1844, ku pas shuarjes së kryengritjes shumë nga kryengritësit u arrestuan.
Për Dervish Carën ka pasur interesim të madh edhe nga diplomacia evropiane, ndër shtetet më të interesuara kanë qenë Franca dhe Anglia. Konsulli anglez kur e përshkruan komandantin shqiptar Dervish Carën thotë:
“Kur kuptuam se Dervish Cara i lidhur kah arritur në Selanik, dola dhe e pashë me sytë e mi, ai dukej një burrë i lartë përafërsisht i moshës 50 vjeçare, në fytyrë dukej i ashpër dhe fare nuk buzëqeshte”.
Por edhe në bazë të dhënave që kisha për kohën e sundimit të tij në Gostivar, si zëvendës i Xheladin Beut, ai prej vitit 1841, njihet si njeri që ka mbajtur rend dhe rregull në Gostivar, Tetovë dhe Shkup.
Diplomacia evropiane në këto ngjarje që ndodhën në mes të Ballkanit, u shqetësua pa masë. Mirëpo ajo më së shumti ishte e interesuar të ruante status kuon në Ballkan dhe asnjëherë, në asnjë çast, nuk mori në mbrojtje kryengritësit shqiptarë, kurse pala ruse tregonte ngjarje dhe ndodhi të cilat fare nuk i takonin popullit shqiptar si popull i robëruar së bashku me popujt tjerë në këto troje.
Diplomacia ruse tentonte që nëpërmjet të internacionalizmit të këtij problemi të ngrejë çështjen e sllavëve të Ballkanit, që nëpërmjet tyre ajo të forconte influencën e vet në Ballkan dhe kështu t’i ofrohet Detit Adriatik. Prandaj ajo nëpërmes diplomatëve evropianë kërkonte me të shpejtë intervenimin e ushtrisë osmane me qëllim që sa më parë të shuhej kjo kryengritje mbarë shqiptare dhe të realizonte në mënyrë sa më të suksesshme pengimin e fitores së popullit shqiptar në drejtim të synimit të bashkimit kombëtar. Kjo kryengritje ishte e përgjithshme me karakter të pastër shqiptar. Në këtë kryengritje u bashkëngjitën të gjithë për të luftuar reformat e Tanzimatit i cili rrezikonte interesat kombëtare shqiptare.
Nga kjo që thamë më lartë del se kryengritësit kanë kërkuar autonomi në kuadër të Perandorisë Osmane. Këtë e vërteton edhe shtypi rus, ku gazeta e Shën Peterburgut “Vjedomosti” shkruan; udhëheqësit e kryengritjes shqiptare i kanë propozuar komandantit turk: “Ata mund t’i dorëzojnë armët me kusht, që Porta t’u japë atyre të drejta si të Serbisë dhe Greqisë”. Nga kjo shihet qartë se kryengritësit kërkuan për Shqipërinë autonomi në kuadër të Perandorisë Osmane./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025