Buçaj është korporatë lidere në lëminë e distribuimit të produkteve ushqimore dhe jo ushqimore!
Ne përfaqësojmë mbi 40 brende ndërkombëtare, ndër to janë: Argeta, 7 Days, Bake Rolls, Marlboro, Finish, Air Wick, Peyman, Vitalia, Borotalco, Rio Mare, Chio Chips e shumë të tjera!
Korporata jonë është duke u rritur, prandaj edhe do të ofrojmë mundësi punësimi për 10 pozita si Përfaqësuese e Shitjes, duke ju mundësuar të fitojnë përvojë pune në fushën e shitjes.
Roli kryesor i Përfaqësueses së Shitjes është të vizitoj pikat shitëse siç janë: hipermarketet dhe supermarketet, dyqanet e lagjeve etj., për të realizuar shitjen e produkteve që përfaqëson korporata Buçaj.
Përgjegjësitë dhe detyrat e tjera janë:
Përcjellë realizimin e planit të shitjes të përcaktuar;
-Bën përgatitjet para daljes në teren, ku vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
-Mbanë evidencë për prezencën e produkteve për të cilat është përgjegjëse, në pikat e shitjes të vizituara brenda javës;
-Përcjellë konkurencën, çmimet, aktivitete promovuese, konkurrencën jo-lojale dhe informon mbikqyrësin;
-Konsultohet me mbikqyrësin për problemet eventuale dhe raporton për ditën e kaluar.
Çka ne ofrojmë?
-Kontratë të punës të rregullt;
-Bonuse shtesë pas periudhës tre mujore;
-Sigurimi shëndetësorë nga korporata;
-Orari i punës: Hëne-Premte 7:30-15:30;
-Trajnime profesionale;
-Kurse të gjuhës Angleze;
-Prioritet në promovim krahas kandidatëve të jashtëm.
Çka ne kërkojmë?
-Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
-Kandidatët duhet të posedojnë patent shofer- Kategoria B.
Puna si Përfaqësuese e Shitjes, është një mundësi shumë e mirë për fillimin e karrierës në industrinë e tregtisë, si një prej industrive dominante në Kosovë!
Andaj, mos hezito, eja dhe bëhu pjesë e folesë së cilësisë dhe siguroj vetës të ardhmen e ëndrrave tuaja!
Të interesuarat për këtë mundësi, CV-në tuaj mund t’a dërgoni në email-in: hr@bucaj-ks.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251