LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria për Krime pritet ta merr në pyetje Aleksandar Vuçiqin për rastin e masakrës së të rinjve serbë në kafiterinë ‘Panda’ në Pejë

Prokuroria për Krime pritet ta merr në pyetje Aleksandar Vuçiqin për rastin e masakrës së të rinjve serbë në kafiterinë ‘Panda’ në Pejë

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Beograd njofton se ka pranuar një kërkesë për të marr në pyetje presidentin serb Aleksandar Vuçiq, si dëshmitar në rastin e masakrës në kafiterinë “Panda” në Pejës, të ndodhur në vitin 1998.

Kërkesa ishte dorëzuar në emër të prindërve të të vrarëve nga avokati Ivan Niniq, por për vendimin fillimisht do të njoftohet avokati i të dëmtuarve.


Avokati Niniq ka thënë se është në pritje të përgjigjes së Prokurorisë dhe se shpreson në emër të familjeve të të rinjve të vrarë nga Peja se do të jetë pozitive, sepse sipas tij “çdo zgjidhje tjetër do të ishte shqetësuese”.

Sipas fjalëve të tij, familjet kanë paraqitur kërkesa për dëgjimin e Vuçiqit si dëshmitar vetë disa herë më parë, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kjo prokurori.

Në kërkesën drejtuar Prokurorisë, avokati Niniq ka deklaruar se prindërit e të vrarëve kërkojnë që Vuçiqi të merret në pyetje në lidhje me deklaratat për masakrën në “Panda”, të cilat i ka bërë disa herë në media.

Serbët e dyshuar që kryen vrasjen në kafiterinë 'Panda' në Pejë, pjesëmarrës edhe në masakrën e burgut të Dubravës
Lexo po ashtu Serbët e dyshuar që kryen vrasjen në kafiterinë 'Panda' në Pejë, pjesëmarrës edhe në masakrën e burgut të Dubravës

Nga viti 2013 deri në vitin 2018, ai duke pretenduar se krimi nuk është kryer nga shqiptarët dhe se “pothuajse e di” se çfarë ka ndodhur atë natë fatale në atë kafene. Këto deklarata janë cekur në këtë kërkesë.

Niniq beson se sipas kritereve të njëjta, të cilat janë zbatuar me rastin e marrjes së vendimit për pranimin e akteve dëshmuese të dëgjimit të të gjithë dëshmitarëve të tjerë të propozuar, të cilët janë paraqitur në hapësirën publike lidhur me ngjarjen, do të duhej të merret në pyetje presidenti serb, sidomos për shkak të peshës së deklaratës së tij të dhjetorit 2013, kur ishte shef Byrosë Koordinuese të Shërbimeve të Sigurisë.

Deri më tani, prindërit e të rinjve të vrarë deri më tani kishin tentuar mbi dhjetë herë që Vuçiq t’i merret në pyetje.

25 vite më parë, më 14 dhjetor 1998, rreth orës 20:00, dy sulmues të maskuar hapën zjarr me automatikë ndaj mysafirëve të kafiterinë “Panda”, shumica e të cilëve ishin nxënës të shkollave të mesme nga Peja.

Rasti "Panda", ish i burgosuri Kollçaku rrëfen përjetimet mizore në burgjet serbe: Kam nisur t'i vuajë pasojat, edhe pas 23 vjetësh nuk kam mbështetje institucionale
Lexo po ashtu Rasti "Panda", ish i burgosuri Kollçaku rrëfen përjetimet mizore në burgjet serbe: Kam nisur t'i vuajë pasojat, edhe pas 23 vjetësh nuk kam mbështetje institucionale

Në këtë masakër u vranë Ivan Obradoviq 15-vjeç, Zoran Stanojeviq 18-vjeç, Vukota Gvozdenoviq 16-vjeç, Svetisllav Ristiq 18-vjeç, Ivan Radeviq 24-vjeç dhe Dragan Trifoviq 18-vjeç. Ndërsa, të plagosur rëndë mbetën Vladimir Lonçareviq 18-vjeç dhe Mirsad Shaboviq 34-vjeç, kurse Nikolla Rajoviq 18-vjeç ishte plagosur lehtë.

Disa ditë pas krimit, Sigurimi serb i Shtetit arrestoi dhe si të dyshuar një grup të shqiptarëve, por ata u liruan nga paraburgimi për mungesë provash.

Nënkryetari i Qeverisë Federale të ish-RFJ-së, i ngarkuar për Kosovën, Nikolla Shainoviq atëherë kishte njoftuar se rasti “Panda” është zgjidhur.

Hetimi për masakrën në kafenenë “Panda” ka nisur vetëm në nëntor të vitit 2015 në Prokurorinë për Krimin e Organizuar në Beograd.

Deri më tani janë dëgjuar rreth 40 dëshmitarë, por nuk është ngritur asnjë akuzë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Turqia
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Evropa
Kalo në kategori