LAJMI I FUNDIT:

Pas djegies së Kuranit, në Suedi lejohet edhe një tubim ku do të digjen Bibla dhe Tora

Pas djegies së Kuranit, në Suedi lejohet edhe një tubim ku do të digjen Bibla dhe Tora

Policia suedeze tha të premten se kishte dhënë një leje për një protestë që do të përfshinte djegien e teksteve të shenjta jashtë ambasadës izraelite në Stokholm, duke shkaktuar dënime nga Izraeli dhe organizatat hebraike.

Protesta e diskutueshme, e planifikuar për të shtunën, vjen disa javë pasi një burrë i vuri zjarrin faqeve të Kuranit jashtë xhamisë kryesore të Stokholmit – duke çuar në zemërim dhe dënime të përhapura në mbarë botën, përcjell Telegrafi.


Reagime të ashpra pas djegies së Kuranit në Stokholm të Suedisë
Lexo po ashtu Reagime të ashpra pas djegies së Kuranit në Stokholm të Suedisë

Tubimi, siç thuhet më tej, do të përfshinte djegien e Torës dhe Biblës.

Në një koment për AFP, policia e Stokholmit theksoi se në përputhje me legjislacionin suedez u dha leje njerëzve për të mbajtur tubime publike dhe jo për aktivitetet e kryera gjatë tyre.

“Policia nuk jep leje për të djegur tekste të ndryshme fetare – policia lëshon leje për të mbajtur një tubim publik dhe për të shprehur një mendim”, ka thënë Carina Skagerlind, oficere e shtypit për policinë e Stokholmit.

“Një dallim i rëndësishëm”, shtoi ajo.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ishte një nga disa përfaqësues izraelitë dhe organizata hebraike që dënoi menjëherë vendimin.

“Unë dënoj pa mëdyshje lejen e dhënë në Suedi për djegien e librave të shenjtë”, tha Herzog në një deklaratë.

Siç edhe ishte paralajmëruar, një burrë irakian djeg Kuranin jashtë një xhamie në Stokholm
Lexo po ashtu Siç edhe ishte paralajmëruar, një burrë irakian djeg Kuranin jashtë një xhamie në Stokholm

“E dënova djegien e Kuranit, të shenjtë për myslimanët në mbarë botën, dhe tani jam i lënduar që i njëjti fat e pret një Bibël hebraike, librin e përjetshëm të popullit hebre”, shtoi kreu i shtetit.

Ndërsa Yaakov Hagoel, kryetar i Organizatës Botërore Sioniste, tha në një deklaratë se dhënia e lejes “nuk ishte liri e shprehjes, por antisemitizëm”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Afrika
Kryeministri sllovak në gjendje kritike në spital pasi u qëllua disa herë

Kryeministri sllovak në gjendje kritike në spital pasi u qëllua disa herë

Evropa
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Evropa
Fermeri në Uells u detyrua të vriste qentë e tij pasi ata sulmuan egërsisht disa dele – pamje që përshkruajnë ngjarjen

Fermeri në Uells u detyrua të vriste qentë e tij pasi ata sulmuan egërsisht disa dele – pamje që përshkruajnë ngjarjen

Evropa
Kalo në kategori