LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Qytetarët ankohen për krizë, pagat s’mjaftojnë për pushime

Maqedoni: Qytetarët ankohen për krizë, pagat s’mjaftojnë për pushime

Këtë verë shumë qytetarë pushimet do t’i kalojnë në shtëpi. Kriza ekonomike ka rënduar buxhetin e familjeve që varen nga pagat mujore, duke pamundësuar kështu frekuentimin e plazheve. Disa qytetarë të anketuar nga ALSAT ankohen se çmimet e prenotimeve janë shumë të larta në krahasim me pagat që marrin qytetarët.

“Jo nuk e kam ndërmend të shkoj në pushime, për arsye financiare. Kriza ekonomike, politike në përgjithësi. Për te ne në Ballkan në përgjithësi është shumë problem jo pak por shumë problem. Në përgjithësi nja 10% e qytetarëve munden të shkojnë në pushime, për shembull ata që janë në pushtet për fat të keq për ndryshe tjerët jo”.


“Pagat këtu nuk janë të mira. Janë të vogla, skajshmërish të ulëta”.

Një pjesë tjetër e të anketuarve thonë se po planifikojnë të shkojnë për pushime, por në vendet fqinje pasi çmimet e larta nuk ua lejojnë që të pushojnë në destinacione më të largëta.

“Sigurisht që duam të pushojmë diku por sa kemi mundësi nuk e di. Besoj se 7-8 ditë do pushojmë por në çfarë vendi do shohim. Çmimet nuk janë aq të kapshme por kërkohet ndonjë zgjidhje. Besoj se në Greqi do shkoj, ka disa prenotime edhe atje çmimet janë rritur shumë. Për pagat tona prenotimet nuk janë shumë të kapshme. Nëse i shihni çmimet tek ne janë si në botë ndërkaq pagat për fat të keq i kemi këto që i kemi”.

“Unë po, do bëj pushime. Jo se I kam kushtet por e kam vëllain në Kroaci dhe tek ai do shkoj. Nga java tjetër shkoj te vëllai u në pushim, përndryshe çdo njeri ka dëshirë të shkojë por të gjithë nuk kanë mundësi. Te ne këtu mundësitë janë të vështira. Rroga këtu nuk ka, as ndihma sociale nuk ka”.

Agjencitë turistike thonë se kriza ka ulur numrin e qytetarëve të cilët duan të udhëtojnë, posaçërisht në destinacione më të largëta. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori