LAJMI I FUNDIT:

Haaland: Ëndërr të luaj në finalen e Ligës së Kampionëve – me kaq shumë kampionë rreth meje, gjithçka bëhet e lehtë

Haaland: Ëndërr të luaj në finalen e Ligës së Kampionëve – me kaq shumë kampionë rreth meje, gjithçka bëhet e lehtë
(Foto: Twitter/Manchester City)

Erling Haaland në sezonin e tij të parë me Manchester Cityn ka shënuar 52 gola në të gjitha garat, ndërsa ka mbetur edhe një ndeshje e vetme të zhvillohet për këtë sezon.

Ai kërkon të lejë shenjë edhe në finalen e Ligës së Kampionëve, që skuadra e tij e re të fitojë tripltën, pasi fituan kampionatin dhe FA Cup.


“Unë gjithmonë kam ëndërruar të luaj në finalen e Ligës së Kampionëve dhe do të jetë nder të jem aty. Por mbi të gjitha kemi një ndeshje për të fituar”.

“Ne kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe duhet ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. E di që të gjithë do të japim gjithçka për të fituar kundër një skuadre të shkëlqyer si Interi”, ka thënë Haaland.

Në 10 paraqitje në Ligën e Kampionëve, sulmuesi norvegjez ka shënuar 12 gola, mesatarisht 1.21 për ndeshje. Një statistikë e pazakontë në historinë e kësaj gare.

Guardiola flet për përballjen finale me Interin: Në Stamboll për ta bërë ëndrrën realitet
Lexo po ashtu Guardiola flet për përballjen finale me Interin: Në Stamboll për ta bërë ëndrrën realitet

“E dija që në këtë ekip do të kisha mundësi të shënoja shumë. Kur ke kaq shumë kampionë rreth teje, që të krijojnë shanse ose të hapin hapësira, atëherë gjithçka është më e lehtë”.

“Ne të gjithë kemi uri për fitore. Unë jam me fat që kam shokë skuadre që më ndihmojnë të bëj punën time: të çoj topin në rrjetë. Çfarë bëj më pas? Fokusohem menjëherë te goli tjetër”, deklaroi norvegjezi.

Finalja e Ligës së Kampionëve: Vendi, koha, të rejat, formacionet e mundshme, yjet që duhen ndjekur
Lexo po ashtu Finalja e Ligës së Kampionëve: Vendi, koha, të rejat, formacionet e mundshme, yjet që duhen ndjekur

Në fund, Haaland kishte disa fjalë të mira edhe për trajnerin Pep Guardiola.

“Kam mësuar shumë nga Pep dhe jam i sigurt se do të mësoj më shumë”, përfundoi ai.

Manchester City dhe Inter do të luajnë finalen e madhe të shtunën./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori