Ai ishte rivali më i vështirë i Ford Mustang dhe tani po tërhiqet.
Pikërisht kështu, Chevrolet ka njoftuar se modeli Camaro do të prodhohet deri në fillim të vitit 2024.
Përfundimi i gjeneratës së gjashtë do të shënohet nga një seri e veçantë Collector’s Edition me një ngjyrë unike të zezë Panther. Është një ngjyrë e zezë që ofrohet për herë të parë në këtë model.
Seria e fundit do të ofrohet në SHBA në shumicën e versioneve të motorit, dhe ZL1 Collector’s Edition është i kufizuar në vetëm 350 shembuj.
Nga detaje të veçanta, makina merr vija gjatësore në të zezë me shkëlqim, spoilerët e pasmë dhe të përparme dhe shenjat përkatëse. Opsionet e tjera (LT/RS, LT1 dhe SS) do të përfshijnë rrota 20 inç. Të gjithë klientët marrin dhuratë një orë Shinola Canfield Sport. Çmimi fillestar është 37 mijë euro.
Kur bëhet fjalë për vitin e fundit të modelit, Chevrolet zbuloi se versioni me motorin 2.0 po ndërpritet, duke lënë si opsione 3.6 V6, 6.2 V8 dhe 6.2 V8 LT4.
Përkthyer, kjo do të thotë se Camaro do të jetë më e shtrenjtë, kështu që versioni me motor V6 dhe mbi 335 kuaj/fuqi do të fillojë nga 30 mijë dollarë.
Prodhimi i Camaro do të ndërpritet në janar të vitit 2024. Nuk dihet shumë për pasardhësin e mundshëm, përveç asaj që tha Scott Bell, zëvendëspresident i Chevrolet, “Ndërsa ne nuk po shpallim një pasardhës të menjëhershëm sot, të jeni të sigurt, ky nuk është fundi i historisë së Camaro”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Versioni i Mansory i Rolls-Royce Phantom nuk është për shijen e të gjithëve
Jeta brenda një Lamborghini Urus
Modelet e reja të veturave të frymëzuara nga Batman
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe