LAJMI I FUNDIT:

Kompania franceze Alpine prezanton A100 R Le Mans

Kompania franceze Alpine prezanton A100 R Le Mans

Alpine do të prodhojë A110 R Le Mans (të koleksionueshme) në vetëm 100 njësi, gjë që nuk është rastësi, pasi gara e famshme 24 Hours of Le Mans feston 100 vjetorin e saj këtë vit.

Pjesërisht për shkak të historisë së gjatë të pjesëmarrjes në garën më të famshme të rezistencës 24 orë të Le Mans, e cila u mbajt për herë të parë në vitin 1923, kompania franceze e veturave nën ombrellën e Renault prezantoi modelin A110 R Le Mans, i cili do të ofrohet në vetëm 100 njësi.

Coupé ultra i lehtë, i cili bazohet në modelin “hardcore” të prezantuar së fundmi A110 R, do të kushtojë 140,000 euro, transmeton Telegrafi.


Sjell me vete një trup të bardhë me detaje të kaltra dhe shenja të Le Mans, në të cilin kontrastin e bëjnë elementët e trupit dhe fellnet prej karboni, si dhe kujtimet e garës së famshme franceze janë të dukshme në disa vende të kabinës, të cilat dominohen nga karboni dhe alumini.

Edhe më i lehtë sesa versioni A110 S, Alpine A110 R Le Mans vihet në lëvizje nga motori i Renault 1.8 litra me katër cilindra me benzinë që prodhon 300 kuaj-fuqi.

Fuqia motorike bartet në rrotat e pasme falë ndërruesit automatike me shtatë shpejtësi, kurse pesha e karrocerisë është vetëm 1.082 kilogramë, që i mundëson që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 3.9 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është e kufizuar në 285 kilometra në orë. /Telegrafi/