Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, tha se është e gatshme të japë dorëheqjen.
“Jam e gatshme dhe llogarisni se mund ta keni dorëheqjen time”, tha ajo gjatë një fjalimi publik së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ajo tha se mendon se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare deri në fund të vitit është zgjidhje për krizën dhe shtoi se opozita nuk i është përgjigjur ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për takim.
Në muajt e fundit, në Serbi janë mbajtur disa protesta të thirrura nga një pjesë e opozitës që është e pakënaqur me përgjigjen e Qeverisë ndaj dy të shtënave masive në muajin maj, që lanë të vrarë 18 persona.
Siç raporton REL, Brnabiq tha se ka kryer detyrat në mënyrën më të mirë të mundshme dhe se rezultatet e ekzekutivit të saj janë të padiskutueshme.
“Jo gjithçka ishte perfekte, por ne bëmë më të mirën dhe mendoj se kemi rezultate që çdo qytetar, nëse është i sinqertë, mund të krenohet me to”, tha ajo.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është e sigurt se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se pyetja e vetme është se kur do të mbahen ato.
Vuçiq tha se nuk do të ketë qeveri tranzitore.
Presidenti i Serbisë ftoi edhe një herë opozitën për të biseduar.
“Besoj se do të gjejmë bashkëbisedues. Nëse kjo nuk ndodh, do të shkojmë në zgjedhje, por Qeveria nuk do të zgjidhet në rrugë dhe nuk do të ketë qeveri tranzitore”, tha Vuçiq.
Ndryshe, Brnabiq ka marrë mandatin për të udhëhequr Qeverinë e re serbe në mesin e vitit 2022.
Atëbotë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kur njoftoi për mandatimin e saj në krye të ekzekutivit, tha se Brnabiq nuk do të qëndronte në këtë post në mandat të plotë, por gjatë vitit 2024 do të kishte ndryshime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Anëtari i kabinetit të luftës izraelite kërcënon me dorëheqje nëse Netanyahu nuk ia miraton planin e ri për Gazën
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare