LAJMI I FUNDIT:

Po krijohet sistem rregullativ, Kuvendi miratoi në lexim të parë Projektligjin për çmimet e barnave

Po krijohet sistem rregullativ, Kuvendi miratoi në lexim të parë Projektligjin për çmimet e barnave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për çmimet e barnave.

Vitia, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar deputetët që kanë përkrahur këtë ligj.

“Kuvendi sapo miratoi në lexim të parë Projektligjin për çmimet e barnave. Falenderoj pa masë të gjithë deputetët që e përkrahën këtë nismë jetike për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë!”, ka shkruar Vitia.


Ndryshe në mars të këtij viti, kur Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë Projektligj, Vitia kishte thënë se herë të parë në vendin tonë po krijojmë një sistem rregullativ për çmimin e barnave.

“Sot në mbledhjen e Qeverisë miratuam Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale.

Pres nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që ta trajtojë e miratojë sa më parë që është e mundshme.

Kësilloj qytetarët tanë, me hyrjen në fuqi të ligjit, do të jenë të mbrojtur nga çmimet abuzuese, të papërballueshme e të paunifikuara të barnave anekënd vendin tonë. Ndërsa shpenzimet për furnizimin me barna nga buxheti i shtetit më të përballueshme dhe më të kontrolluara”, kishte shkruar ministri Vitia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori