LAJMI I FUNDIT:

Diar Muharemi, talenti më i ri në sferën e sportit

Diar Muharemi, talenti më i ri në sferën e sportit

Intervistoi: Aroma Aliti

Një talent i ri po i bashkohet sferës së sportit. Ai është Diari 10 vjeçar që ka një pasion të madh për futbollin. Diari që në moshën 4 vjeçare merret me këtë sport, gjatë këtyre gjashtë vitesh Diari ka arritur të fitoj disa trofe të ndryshme për të cilat rrëfen dhe prindi i tij në intervistë për Telegrafi Maqedoni.


Vera për Diarin do të jetë përplot emocione dhe përkushtim, ai është i ftuar që gjatë verës të jetë pjesë e disa akademive për të shfaqur talentin e tij, për këtë prindërit e tij shpresojnë që t’ia kalojë me sukses. Akademitë të cilat duhet t’i vizitojë ai janë në Salzburg, Linz dhe Zagreb.

Kush është Diari për ata që se njohin?

Diari është një djal 10 vjeçar i cili sapo mbaron klasen e 4, përveç se është talent futbolli ai është edhe nxënës i shkëlqyeshëm.

Edhe pse shumë i vogël në moshë ai ka 6 vite që merret me këtë sport, dashuria, përkushtimi dhe pasioni i tij për futbollin mesa duket kanë lindur bashkë me të.

Kur ka filluar ai të merret me sport, pra sa vite ka që luan futboll?

Ka filluar të ushtrojë futboll që në moshën 4 vjeçare, pra ka 6 vite që merret me futboll.

Për më pak se një vit 10 vjeçari Diari ka arritur të fitojë 7 trofe të ndryshme, për këto rrëfen vetë prindi i tij me shumë pasion.

Diari ka fituar disa çmime në futboll, përmend disa prej tyre?

Për më pak se një vit Diari me ekipin e tij kanë fituar 7 trofe.

Trofet që kanë fituar janë:

“05.06.2022 Liga e Fëmijëve të FFM-së.

28.08.2022 Skopje Cup 2022 (Kupa e Shkupit)

13.09.2022 Trofej Radomir Antić (Trofeu Radomir Antiç)🏆

16.10.2022 Trofej “Ilija Pantelić” (Trofeu “Ilija Pantelić” )🏆

12.02.2023 Vihren cup Sandanski 2023 (Kupa Vihren Sandanski)

23.04.2023 Thefootballframes (Kornizat e futbollit )

28.05.2024 Liga e Fëmijëve të FFM-së”.

Në cilën ekip futbolli luan Diari dhe në çfarë pozicioni?

Diari është pjesë e shkollës së futbollit Grozdanoski dhe luan në pozitën e mesfushorit ofenziv.

Përkushtimi i Diarit në futboll dhe përkrahja e prindërve ka bërë që ai të jetë i ftuar në disa akademi gjatë stinës së verës që ndoshta do të jenë një pikënisje e Diarit në këtë rrugëtim për një karrierë sa më të suksesshme.

Çfarë planesh ka Diari dhe ju si prind për të ardhmen e tij?

Diari është i ftuar në disa akademi që në muajin Gusht ti vizitoj ata dhe të ushtroj disa ditë, do të jetë si një lloj para testimi, shpresojmë që çdo gjë të shkojë në regull dhe rritjen e Diarit si futbollist ta shohim në njërën nga këto akademi. Akademitë ku do të qëndrojë Diari janë: Red Bull në Salzburg, Lask në Linz, Dinamo në Zagreb.

Prindërit e tij iu drejtuan gjithë prindërve të tjerë me moton “t’i përkrahni fëmijët tuaj për të shfaqur talentet që kanë”.

Mesazhi juaj për fund?

Nëse vëreni se fëmija juaj ka talent në cilën do sferë dhe se ai me të vërtetë e don atë, mos hezitoni dhe jepni përkrahje maksimale që fëmija juaj të realizon ëndrrën e vet.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori