LAJMI I FUNDIT:

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Ashtu sikurse në komunat veriore të Kosovës, njerëz të veshur me maska dhe me fanella me shkronjën “Z” janë shfaqur në Beograd.

Anëtarët e “Patrullës së Popullit” sulmuan disa njerëz që morën pjesë në protestën, “Serbia kundër dhunës” dhe goditën reporterin e mediumit N1 që raportonte nga vendi i ngjarjes.


Protestë masive në Beograd - aktorë, studentë dhe qytetarë: Vuçiq ik
Lexo po ashtu Protestë masive në Beograd - aktorë, studentë dhe qytetarë: Vuçiq ik

Së pari, një burrë u ndoq nga një grup para Kuvendit të Serbisë dhe një i ri i maskuar e goditi me një send në fytyrë.

Pas kësaj, njëri nga ta ka ndjekur reporterin e N1 që raportonte gjatë incidentit.

Sipas gazetarit N1, në mesin e sulmuesve ishin edhe anëtarët e Patrullës Popullore, Damnjan Knezheviq dhe Ilija Vuksanoviq, të cilët gjatë protestave të mëparshme sulmuan edhe liderin e “Kreni-Promeni”, Savo Manojloviq.

Ata me vete kishin edhe pankarta të lidhura me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe shkronjën “Z”, simbol i pushtimit rus të Ukrainës.

Njerëz që bartnin fanella me shkronjën “Z” dhe me maska në fytyrë, kujtojmë se ditë më parë kanë sulmuar në Zveçan pjesëtarë të KFOR-it, ku kanë lënduar 25 prej tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori