LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari i shtatë po vazhdon të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së Pjetër Shalës në seancë private

Dëshmitari i shtatë po vazhdon të përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së Pjetër Shalës në seancë private

Seanca e së premtes në Hagë, në çështjen ndaj Pjetër Shalës po vazhdon me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të shtatë (me kodin 1), i cili po përgjigjet në pyetjet e mbrojtjes së Shalës në sesion privat.

Pas pushimit të drekës, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Mappie Veldt-Foglia ka dhënë disa udhëzime për avokatin mbrojtës dhe dëshmitarin.


E njëjta iu drejtua avokatit me “mund t’i bëni pyetje dëshmitarit, por mos filloni me fjalët ‘e vërteta është se’, se kjo e huton dëshmitarin”.

Po ashtu, ajo tha që të mos kërkohet të nxjerret dëshmia e dhënë tashmë, në mënyrë që të shmanget përsëritja e dëshmisë.

Kurse, dëshmitarit i tha që avokati në vend që t’iu lexojë deklarata dhe t’iu bëjë pyetje të ndryshme, ai do japë versionin e vet të ngjarjes dhe se për këtë i takon trupit gjykues të vendos më pas, por që dëshmitari më pas ka të drejtë që të reagojë ose të thotë se e ka diskutuar atë apo atë temë.

Ndryshe, Shala është duke e ndjekur edhe këtë seancë përmes video-lidhjes. Seanca po vazhdon në sesion privat.

Para fillimit të dëgjimit të dëshmisë së dëshmitarit, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Mappie Veldt-Foglia, ka lëshuar një urdhër me gojë lidhur me kërkesën e mbrojtjes për lejimin e përdorimit të disa dokumenteve të nxjerra rishtazi për pyetje të dëshmitarit.

E njëjta tha se ka të bëjë me një fotografi dhe tri harta ajrore dhe disa përkthime shqip dhe anglisht, të nxjerra më parë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Duke qenë se nuk ka pasur kundërshtime nga ZPS dhe mbrojtësi i viktimave, gjykatësja Veld-Foglia tha se lejohet përdorimi i dokumenteve të nxjerra rishtazi pasi që përputhen edhe me versione të mëparshme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, ajo diskutoi edhe dy çështje të tjera me mbrojtjen e Shalës.

E njëjta kërkoi të dijë nëse mbrojtja do të ushtrojë kundër-përgjigje në përgjigjen e ZPS-së lidhur me kërkesën për rishqyrtim të vendimit lidhur me deklaratat e mëparshme të dhëna nga Pjetër Shala dhe atë deri më 5 qershor.

Avokati Aouini tha se do të parashtrojnë kundër-përgjigje brenda afatit të përcaktuar.

Kurse, çështja e dytë kishte të bëjë me kërkesën e gjykatëses që nëse mbrojtja dëshiron të eksplorojë më tej një temë që është trajtuar më parë nga ZPS dhe mbrojtësi i viktimave lidhur me dëshminë e dëshmitarit, fillimisht të lexohet transkripti çka ka thënë dëshmitari dhe më pas të bëhet pyetje.

Kjo sipas saj, që të shtohet kujdesi që të shmangen pyetjet e përsëritura.

Gjatë muajit shkurt ka filluar gjykimi në këtë rast, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.

Në mars ka filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku deri më tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë.

Dëshmitari i parë ka filluar dëshminë e tij më 27 mars dhe e ka përfunduar më 28 mars, dëshmitarja e dytë ka filluar dëshminë më 28 mars dhe e ka përfunduar më 29 mars, dëshmitari i tretë ka filluar më dëshminë më 29 mars dhe e ka përfunduar më 30 mars, në të njëjtën ditë me dëshmitarin e katërt.

Kurse, dëshmitari i pestë e filloi dëshminë më 1 maj, ndërsa e përfundoi më 2 maj, ku edhe filloi dëshmia e dëshmitarit të gjashtë, e cila përfundoi më 3 maj. Më pas, dëshmia e dëshmitarit të shtatë filloi më 30 maj.

Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori