“Jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj” – Ronaldo i premton besnikëri Al Nassrit
Ylli portugez Cristiano Ronaldo u zotua se do të qëndrojë në Arabinë Saudite edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht se nuk arriti të fitojë trofe që nga transferimi i tij.
Nënshkrimi i Ronaldos në janar për Al Nassr është pasuar nga spekulime sa për sa kohë do të qëndrojë atje.
Klubi që më së shumti aludohej në media ishte Neëcastle United, që është në pronësi të sauditeve, i cili tani është kualifikuar në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.
Por 38-vjeçari ka folur në një intervistë për kanalin zyrtar të Pro Ligës Saudite, ku ka konfirmuar se do të qëndrojë.
“Jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj këtu, do të vazhdoj këtu. Sipas mendimit tim, nëse ata vazhdojnë të bëjnë punën që duan të bëjnë këtu, për pesë vitet e ardhshme, mendoj se liga saudite mund të jetë një nga pesë ligat më të mira në botë”, ka thënë Ronaldo.
14 golat e Ronaldos në 16 paraqitje në ligë ishin të mjaftueshëm vetëm për vendin e dytë.
Në janar, ish-lojtari i Manchester United, Real Madrid dhe Juventus nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë që thuhet se vlen më shumë se 400 milionë euro.
Ronaldo në intervistë pranoi se disa gjëra në Arabinë Saudite e kishin befasuar, duke përfshirë seancat stërvitore të vona natën gjatë muajit të agjërimit të Ramazanit.
“Në Evropë ne stërvitemi më shumë në mëngjes, por këtu stërvitemi pasdite, ose në mbrëmje dhe në Ramazan stërvitemi në 10 të natës”.
“Pra, kjo është kaq e çuditshme, por siç ju thash, këto situata janë pjesë e një eksperience, kujtimesh. Më pëlqen të jetoj këto momente sepse mëson nga këto gjëra”.
First impression 🏟️
Living and playing in Saudi 🇸🇦
Excited about the future 🙌🎙️ || And much more on @Cristiano’s end-of-the-season interview 💛 https://t.co/WOIGTqNg6u
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) June 1, 2023
“Prisja të fitoja diçka këtë vit, por nuk e bëmë, por vitin e ardhshëm jam vërtet pozitiv dhe i sigurt se gjërat do të ndryshojnë dhe ne do të shkojmë më mirë”, përfundoi asi portugez. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë
Sanije Krasniqi merr pozitë të rëndësishme për zhvillimin e futbollit të vajzave në FIFA
Lëndimet e shumta, Milani po mendon shitjen e Mike Maignan
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak