LAJMI I FUNDIT:

Mbi 250 punonjës të Instituteve Shkencore kërkojnë rritje pagash në Maqedoni

Mbi 250 punonjës të Instituteve Shkencore kërkojnë rritje pagash në Maqedoni

Sindikata e Instituteve Shkencore sërish ka ngritur zërin për rritje pagash dhe ka parashtruar një sërë kërkesash në Ministrinë e Arsimit. Të revoltuar me statusin momental, sindikalistët kërkojnë nënshkrimin e një kontrate të re kolektive dhe zgjidhje sistematike për rritjen e pagave. Siç thonë ata, prej vitesh nuk ka punësime të reja në disa institute dhe nuk ka mjete të mjaftueshme për projekte të reja kërkimore.

“Kontrata jonë kolektive është firmosur në vitin 2019. Prej atëherë nuk kemi asnjë rritje ndërkohë që kaluam edhe krizën e kovidit, shtrenjtimet që pasuan, prandaj ndjehemi të diskriminuar kundrejt institucioneve tjera. Kërkesën për K15 do e lëmë për një rast tjetër sepse e kemi të qartë se të gjitha ato mjete nuk mund të sigurohen menjëherë. Ajo që është shumë e rëndësishme dhe për të cilën duhet ta di opinioni dhe ministri është se veprimtaria shkencore nuk mund të ekzistojë projekte shkencore hulumtuese”, tha Loreta Georgievska Jakovleva.

Sindikalistët thanë se në institute të caktuara nuk ka punësime të reja. Në Institutin e Folklorit prej vitesh nuk është punësuar asnjë studiues i ri dhe nuk ndahen mjete të mjaftueshme për projekte kërkimore-shkencore.


“Shteti angazhohet pak në fushën e shkencës, veçanërisht në zonën tonë ku janë vendosur institucionet publike shkencore. Le të kujtojmë këtu institucionet me interes jetik kombëtar si Instituti i Gjuhës Maqedonase, Instituti i Historisë Kombëtare, Instituti i Folklorit, Instituti i Letërsisë Maqedonase, Instituti Albanologjik. Shteti duhet të investojë që punonjësit shkencorë të japin maksimumin në kërkimin e tyre shkencor”, u shpreh Zoranç Malinov, Instituti i Folklorit.

Me këtë problematikë janë të prekur mbi 250 punonjës të Instituteve shkencore. Nga Ministria e Arsimit thanë se tashmë po shqyrtohen të gjitha kërkesat e sindikalistëve për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori