Ligji për Fondin Sovran pritet që të shkojë në Kuvendin e Kosovës në muajin qershor.
Mentor Hyseni, udhëheqës i ekipit të ekspertëve të fushës së ekonomisë në Fondin Sovran tha se në shtator pritet që Kosova të bëhet me këtë Ligj.
“Grupi për draftimin e koncept-dokumentit ka hartuar dokumentin për Fondin Sovran, është aprovuar në Qeveri, u caktu koordinatori, grupi i ekspertëve, është draftu ligji, ka dalë në konsultim publik, është bërë lansimi dhe tani do të shkojë në Kuvend, nëpër grupe parlamentare dhe mandej do të kalojë në seancë plenare” – tha Hyseni.
Hyseni tha se pas votimit në Kuvend, do të fillojnë me bartjen e ndërmarrjeve publike dhe disa aseteve nga AKP-ja, ku edhe do të konsolidohet Fondi Sovran.
“Trepça, KEK-u, Telekomi, Posta, Infrakosi dhe Trainkosi do të barten në Fondin Sovran, por kjo nuk do të thotë që nuk do të themelohen edhe ndërmarrje të reja” – tha më tej ai
Çka është Fondi Sovran?
Fondi Sovran është shuma e mjeteve monetare që krijon Qeveria për qëllime të investimeve. Këto mjete monetare zakonisht mblidhen nga surpluset e rezervave, nga shitja e resurseve natyrore, nga privatizimet etj. Diçka e tillë ekziston në Norvegji, në Singapor, në Kuvajt etj.
Mentor Hyseni tha se po bëhet një reformë ekonomike në vend.
“Në parim do të racionalizohen ndërmarrjet publike, shteti do të konsiderojë investime kapitale në ekonominë sektoriale” – ka thënë Hyseni.
Ky Fond ka qenë premtim i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare.
“Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri, do t’i japë jetë të re aseteve që qëndrojnë të nënshfrytëzuara në AKP, do t’i japë një shtytje dhe orientim të ri ekonomisë së Kosovës. Fondi pritet që të kryejë jo vetëm një rol mbikëqyrës të aseteve të Kosovës” – kishte thënë Albin Kurti, kryeministër i Kosovës kur ishte miratuar koncept dokumenti për Fondin Sovran.
Hyseni ka shtuar se Fondi Sovran do të regjistrohet si shoqëri aksionare.
“Republika e Kosovës është aksionari kryesor që përfaqësohet prej Kuvendit, i cili përzgjedh bordin e Fondit, ruan të drejtën edhe të shkarkimit por edhe mbikqyrë edhe zhvillimin e tij dhe implementimin e strategjisë të cilën e bën Fondi” – theksoi ai./Kallxo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrand Blue Fafa Resort & Spa me oferta speciale për "Seniorët"
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
Merr pjesë në sondazhin më të madh për zgjedhjet në Kosovë – FITO 100 EURO!
Investitorët amerikanë të kriptovalutave për herë të parë do të tatimohen
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Surprizë e re për të gjithë familjen në Central Park!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit