Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka plotë lëvdata për homologun e tij të Brighton, Roberto de Zerbi.
Kampioni i saposhpallur takohet me kundërshtarin nga Liga Premier të mërkurën mbrëma.
“Unë e përgëzoj Brightonin për arritjen e tyre të jashtëzakonshme për të hyrë në Ligën e Evropës”, ka deklaruar trajneri katalunas.
“Kini vëmendje asaj që do të them sepse jam shumë i bindur se kam të drejtë – Roberto de Zerbi është një nga trajnerët më me ndikim në 20 vitet e fundit”.
“Nuk ka asnjë skuadër që luan në mënyrën se si ata luajnë – është unike. Kam pasur ndjenjën kur ai mbërriti në Ligën Premier se ndikimi do të ishte i madh, por nuk mund të prisja që ai do ta bënte këtë në këtë kohë të shkurtër”.
“Ai krijon mesatarisht 20-25 raste në një lojë. Ai është shumë më i mirë se të gjithë kundërshtarët, ai e monopolizon topin në një mënyrë që nuk e kam parë për një kohë të gjatë”.
Ai vazhdoi: “Të gjithë janë të përfshirë – portieri është si një mesfushor mbajtës. Dhe nëse nuk luan një nivel të lartë, ai (De Zerbi) mund të bëjë çfarë të dojë kundër teje dhe kundër të gjithë kundërshtarëve”.
“Ata i meritojnë plotësisht të gjitha komplimentet dhe suksesin që kanë. Është një nga ekipet që përpiqem të mësoj shumë. Është unik si një restorant me yje Michelin – në Kataluni, kuzhinieri më i mirë për shumë e shumë vite, ai ndryshoi plotësisht kuzhinën”.
“Dhe është një sfidë e mirë, e pabesueshme për ne që të ndihmojmë në përgatitjen për dy finalet, absolutisht”, ka shtuar më tej Guardiola. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City