Vetëm një ditë para fillimit me punë të grupit të Ministrisë së Drejtësisë që do të hartojë Kod të ri Zgjedhor, dy partitë më të mëdha parlamentare, LSDM dhe OBRM-PDUKM, përsëritën mbështetjen e tyre për model me një njësi zgjedhore. Megjithatë, OBRM-PDUKM nuk do të marrë pjesë në grupin e punës. Opozita tha se koalicioni qeverisës duhet së pari të ketë qëndrim të përbashkët, pasi LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët kishin pikëpamje të kundërta mbi çështjen një njësie zgjedhore.
“OBRM-PDUKM pranon model zgjedhor me një njësi zgjedhore, sepse kjo do të sjellë barazi të votës në çdo komunë dhe në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe i bëj thirrje qeverisë që të dalë me një zgjidhje të tillë. Nëse qeveria del me zgjidhje për një njësi zgjedhore, ne do të përfshihemi dhe do të japim kontributin tonë”, deklaroi Antonio Milloshoski – deputet i OBRM-PDUKM-së.
Ministria e Drejtësisë paraprakisht ka theksuar se ftesa është e hapur, kështu që nëse ata shprehin dëshirë, presin që OBRM-PDUKM të marrë pjesë në takime. Megjithatë, LSDM përsëriti se për ndryshime në modelin zgjedhor duhet të ketë konsensus nga të gjitha partitë.
“Një njësi zgjedhore është në programin e LSDM-së. Ne jemi për një njësi zgjedhore, por natyrisht të gjitha ndryshimet duhet të miratohen me konsensus”, u shpreh Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
Por tek partnerët e koalicionit të LSDM-së në qeveri nuk ka paralajmërime për ndryshim të qëndrimeve. Dëshira e BDI-së është që të mbeten gjashtë njësitë zgjedhore dhe nëse ka pajtueshmëri për një njësi, atëherë BDI kërkon të vendoset prag zgjedhor prej pesë për qind. Ndërsa Aleanca paraprakisht kërkoi të jenë tetë njësi zgjedhore.
Qëllimi i Ministrisë së Drejtësisë është që Kodi i ri Zgjedhor të miratohet disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve çfarëdo qofshin ato, ndërsa nga KSHZ thonë se janë të gatshëm për zbatim. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake