LAJMI I FUNDIT:

Nga Haga në Bruksel, sërish pritet të protestohet me moton “Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”

Nga Haga në Bruksel, sërish pritet të protestohet me moton “Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”

“Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”, sërish pritet të protestohet në mbështetje ndaj ish krerëve të UÇK-së dhe atyre të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Kësaj radhe nuk do të protestohet në Hagë të Holandës aty ku ndodhet selia e Gjykatës Speciale, por në Bruksel, protestë kjo e cila pritet të mbahet në fund të muajit maj ose në fillim të muajit korrik.

Këtë e bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin njëri nga organizatorët e protestës në Hagë, njëherësh vëllai i ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, Fehmi Gucati.


Gucati, tha se protesta e ardhshme pritet të mbahet ose në fund të muajit maj, ose në fillim të muajit prill pasi ende nuk e kanë vendosur një datë të saktë.

Ai po ashtu tregoi edhe arsyen e mbajtjes së kësaj proteste në Bruksel.

Hagë, protestuesit ia thonë këngës për Kosovën
Lexo po ashtu Hagë, protestuesit ia thonë këngës për Kosovën

“Sepse aty është bërë e pa drejta më e madhe ndaj çlirimtareve me formimin e Gjykatës Speciale. Pak a shumë e kemi parapa nga fundi i muajit maj, ose nga fillimi i muajit korrik. Arsyet veç se po dihen…për të gjithë ata që janë duke u gjykuar në këtë gjykatë”, ka thënë ai.

Gucati po ashtu theksoi se kjo gjykatë është politike dhe e njëanshme.

“Kjo është një e padrejtë e madhe që po iu bëhet krerëve të UÇK-së dhe atyre të OVL-së”, u shpreh ai.

I pyetur se a do të ketë protesta të shumta për t’i dal kundër kësaj Gjykatës, ai tha: “Po do të vazhdojmë rregullisht me protesta. Kësaj radhe do të jetë nën vendin e duhur, dhe besoj shumë që do të na përkrahin njerëzit”.

Avokatët: Gjashtë vjet për paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë shumë, të hiqet dorë nga dëgjimi i disa dëshmitarëve
Lexo po ashtu Avokatët: Gjashtë vjet për paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë shumë, të hiqet dorë nga dëgjimi i disa dëshmitarëve

Ndryshe, janë bërë një javë nga fillimi i seancës së parë ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjatë asaj dite qytetarë të shumtë ishin mbledhur për të protestuar dhe mbështetur ish krerët e UÇK-së, para Gjykatës Speciale, në Hagë. Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “Liria ka Emër”, “Mos i barazoni viktimat me kriminelët”, etj si dhe fotografit e ish krerëve të UÇK-së duke kërkuar lirimin e tyre.

Edhe në Prishtinë, më 2 prill u mblodhën me mijëra qytetarë nga të gjitha anët për t’i dhënë mbështetje të madhe ish krerëve të UÇK-së, ku në sheshin “Zahir Pajaziti”, u mbajt Marshi për Drejtësi.

Ndërkaq, aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Mbledhja e nënshkrimeve për rezolutën e re në KiE në kundërshtim të raportit të Dick Martyt, Arifi: Hap i madh për drejtësinë
Lexo po ashtu Mbledhja e nënshkrimeve për rezolutën e re në KiE në kundërshtim të raportit të Dick Martyt, Arifi: Hap i madh për drejtësinë

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Thaçit dhe të tjerëve ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori