LAJMI I FUNDIT:

Moti i pazakontë dëmton frutikulturën në Korçë, fermerët në qiell të hapur

Moti i pazakontë dëmton frutikulturën në Korçë, fermerët në qiell të hapur

Tekat e motit si dhe ulja e ngritja e temperaturave përgjatë muajit mars ka shkaktuar dëme te fruti-kultura në disa fshatra të Korçës.

Drufrutorët që çelën më herët kanë pësuar edhe më shumë dëme, pasi ulja e temperaturave shoqëruar edhe me reshje dëbore, ka prishur thuajse gjysmën e drurëve të frutikulturës, raporton A2 CNN.


Dëme të tilla në asnjë rast nuk janë dëmshpërblyer nga qeveria, prandaj specialistët thonë se ka ardhur koha që fermeri të shkojë drejt sigurimit të parcelave të tyre.

Nga ana tjetër, asnjë kompani sigurimi nuk merr përsipër dëmet e shkaktuara nga natyra në bujqësi, nëse parcelat janë në qiell të hapur.

Bashkimi i fermerëve në shoqëri të përbashkëta shikohet si e vetmja mundësi që mund të garantojë mbështetje, por edhe më shumë siguri në produktivitetin e prodhimeve dhe shitjen e produkteve bujqësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori