Mirlinda Nuredini tregon sukseset e kompanisë sllovene “M Sora” në Maqedoni
“M Sora” është kompania e radhës e cila ka qenë mysafir në emisionin më të ri të Telegrafi Maqedoni, i udhëhequr nga drejtori Venhar Ramadani, në bashkëpunim me OEMVP-në, i cili është dritare e re për promovimin e bizneseve dhe ndërmarrësve në vend.
Kemi takuar drejtoreshën e përfaqësisë së “M Sora” në Maqedoninë e Veriut, Mirlinda Nuredini, e cila na tregoi se kjo kompani merret merret vetëm me tregti, gjegjësisht furnizojnë me materiale prodhuesit e dyerve dhe dritareve.
Mirlinda Nuredini, e cila vjen nga Mitrovica e Kosovës, tha se “M Sora” është kompani sllovene dhe se këtë vit do të festojë 75-vjetorin e themelimit. Ajo tregoi se në vitin 2018 është hapur në Maqedoni, ndërsa gjithashtu kanë pika edhe në Kosovë dhe Shqipëri.
“Kryesisht jemi përfaqësues të brendeve botërore, si produkt kryesor kemi Roto, është mekanizëm për dyer dhe dritare. Gjithashtu kemi dyer automatike që i montojmë deri në fund për klientët”, tha Mirlinda Nuredini.
Në lidhje me numrin e punëtorëve, ajo tha se në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni jemi mbi 50 persona, por se problemin më të madh me punëtorët e kanë në Maqedoni.
“Problemi më i madh me punëtorët është në Maqedoni, pasi këtu jemi vetëm shtatë veta. Kemi problem me punëtorë pasi kemi klientë nga të gjitha qytetet dhe e dërgojmë mallin deri në vend. Punëtorin e Strugës nuk mund ta llogaris edhe këtu, prandaj edhe unë si drejtoreshë më duhet në disa raste me e zëvendësu punëtorin, dhe me e përgatit mekanizmin dhe me i dalë klientit përballë”, tha Mirlinda.
Ajo i ftoi të gjithë të rinjtë në RMV, sidomos femrat, që t’i bashkangjiten kompanisë “M Sora”, pasi siç tha, është punë që mund ta bëjnë të gjithë dhe me kushte shumë të mira.
“Iu bëj thirrje të gjithëve, pasi është punë që edhe femrat mund ta bëjnë. Në Maqedoni jemi katër femra dhe tre meshkuj. Është punë e pastër dhe kemi të bëjmë me njerëz të sinqertë. Unë nuk jam pronare, jam vetëm udhëheqëse e pikës në Maqedoni. 15 i kam bërë në këtë kompani dhe vullnetin e kam si në ditën e parë. Kushtet janë shumë të mira, edhe pse është kompani sllovene, ta falin besimin sllovenët dhe t’i lëndë duart të lira. Të mos flasim për kushtet financiare, jemi shumë mirë krahas kushteve këtu. Me punëtorët jemi si familje”, tha Mirlinda.
Ajo tha se si sfidë më e madhe e saj në “M Sora” ka qenë që si femër të pranohet në udhëheqësi dhe t’i bindë pronarët se përveç aftësive administrative, ka edhe aftësi teknike.
Mirlinda tha se planet e “M Sora” janë që të zgjerohen edhe me pika të tjera dhe se punojnë në këtë drejtim.
Në fund ajo i ftoi të gjithë udhëheqësit e bizneseve që t’u japin mundësinë të rinjve, sidomos femrave, pasi siç tha, ata kanë aftësi të mëdha./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme
"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit