LAJMI I FUNDIT:

Policia belge arreston tetë persona të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist

Policia belge arreston tetë persona të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist

Autoritetet belge kanë arrestuar tetë persona pas një sërë bastisjesh, nën dyshimin se planifikonin sulm terrorist në Belgjikë, kanë njoftuar sot nga zyra e prokurorit.

Ata deklaruan se objektivi i sulmit të mundshëm nuk ishte i qartë, dhe nuk komentuan se sa të avancuara ishin përgatitjet, transmeton Telegrafi.


Policia bastisi pesë adresa të hënën mbrëma në Bruksel, Antwerp dhe Eupen, një qytet afër kufirit gjerman, dhe arrestoi pesë burra, të paktën dy prej të cilëve dyshohen se kishin planifikuar sulmin.

Në një hetim të veçantë, policia bastisi edhe tri adresa të tjera brenda dhe përreth Brukselit dhe arrestoi tre persona, gjithashtu të dyshuar për planifikimin e një sulmi.

“Ka lidhje mes dy rasteve, por do të nevojiten hetime shtesë për të treguar se në çfarë mase janë të lidhura dy grupet”, thanë prokurorët.

Gjyqtarët do të duhet të vendosin nëse tetë të arrestuarit do të akuzohen dhe nëse do të mbahen më gjatë në paraburgim.

Belgjika ishte shtëpia e shumë prej autorëve të sulmeve të Parisit të vitit 2015 që vranë 130 njerëz, dhe vetë Brukseli ishte objektivi i dy shpërthimeve në aeroport dhe metro në mars 2016, kur u vranë 32 persona.

Brukseli është selia e institucioneve të BE-së dhe NATO-s. Gjyqi për sulmet në Bruksel po zhvillohet në ish-selinë e NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori