LAJMI I FUNDIT:

Napoli refuzoi ofertën e çmendur të Newcastle për Osimhen, ka në plan ta mbajë atë dhe Kvaratskhelia

Napoli refuzoi ofertën e çmendur të Newcastle për Osimhen, ka në plan ta mbajë atë dhe Kvaratskhelia

Napoli tashmë ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Newcastle United për Victor Osimhen dhe shpjegon planin e klubit për të mbajtur nigerianin dhe gjeorgjianin Khvicha Kvaratskhelia në Stadio Maradona.

Yjet e Napolit po e udhëheqin skuadrën drejt titullit të tretë të Serie A në histori. Osi dhe Kvara kanë shënuar 39 gola së bashku këtë sezon dhe Napoli nuk dëshiron t’i shesë ata gjatë verës.


Sipas Il Corriere dello Sport, dyshja është lidhur me disa nga klubet më të mira dhe më të pasura në Evropë, nga Real Madridi te Manchester United dhe PSG, por presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis do t’u ofrojë të dy lojtarëve një kontratë të re së shpejti.

“Faleminderit legjendë e futbollit, edhe unë kam një dhuratë”, Kvaratskhelia pranon dhuratën nga Guti dhe kthen përgjigjen
Lexo po ashtu “Faleminderit legjendë e futbollit, edhe unë kam një dhuratë”, Kvaratskhelia pranon dhuratën nga Guti dhe kthen përgjigjen

Kvara erdhi nga Dinamo Batumi për vetëm 10 milionë euro verën e kaluar dhe kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2027.

Osimhen, nga ana tjetër, mbërriti nga Lille në vitin 2020 për 75 milionë euro dhe kontrata e tij në Stadio Maradona skadon në qershor të 2025.

Il Corriere dello Sport raporton se De Laurentiis dëshiron të ‘hapë një cikël fitues’ kështu që mbajtja e të dy lojtarëve në klub është një prioritet.

Sipas raportit, Napoli refuzoi një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Newcastle për Osimhen një vit e gjysmë më parë. De Laurentiis diskutoi publikisht të ardhmen e yjeve të tij gjatë një interviste në shkurt.

“Unë jam shumë i mirë në lidhjen e kontratave, kështu që mbajtja e tyre këtu nuk do të jetë e vështirë”.

“Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë. Ndonjëherë ka oferta që nuk mund t’i refuzosh, kështu që nuk i dihet kurrë. Për mua, ne do t’i shohim ata të shkëlqejnë për një kohë të gjatë”, ka thënë presidenti i Napolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori