LAJMI I FUNDIT:

Fluturon raketa e parë e prodhuar me printer 3D, publikohen pamjet

Fluturon raketa e parë e prodhuar me printer 3D, publikohen pamjet

Raketa e parë në botë e ndërtuar nga një printer 3D, është lansuar sot nga Cape Canaveral në Florida.

Terran 1 pa ekuipazh fluturoi në ora 4:25 të mëngjesit, pas dy shtyrjeve që kishte pasur si rezultat i një problemi me temperaturën e shtytësit dhe me presionin e karburantit, transmeton Telegrafi.


Terran 1 – raketa 33.5 metra e gjatë dhe 2.3 metra e gjerë, “është objekti më i madh i printuar 3D që ka tentuar fluturimin në orbitë”, sipas Relativity Space, start-up nga Kalifornia që arritur ta prodhojë atë.

85 për qind e masës së raketës është printuar, përfshirë motorët, kurse Relativity Space synon të rrit këtë masë deri në 95 për qind.

Në fluturimin e parë, raketa është dashur të arrijë në orbitë pas tetë minutave. Po të arrinte, start-upi nga Kalifornia do të ishte kompania e parë private hapësinore që lansoi një raketë të tillë.

Megjithatë, një problem i shfaqur rreth pesë minuta pas ngritjes, nënkuptonte që raketa nuk arriti në orbitë. Terran 1 ka arritur pikën Max-Q, ku raketa përjeton presionin më të lartë dinamik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori