LAJMI I FUNDIT:

Blinken: Vendet evropiane që janë palë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare duhet ta arrestojnë Putinin

Blinken: Vendet evropiane që janë palë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare duhet ta arrestojnë Putinin

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se çdo vend evropian që është palë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) duhet të arrestojë presidentin rus Vladimir Putin nëse ai e viziton ndonjërin prej tyre.

“Unë mendoj se kushdo që është palë në gjykatë dhe ka detyrime duhet të përmbushë detyrimet e tij”, ka thënë Blinken në përgjigje të një pyetjeje nga senatori republikan Lindsey Graham në një seancë dëgjimore të Komisionit të Ndarjeve të Senatit.


Blinken nuk deshi të thoshte nëse autoritetet amerikane do ta dorëzonin presidentin rus në GJPN nëse ai do të vinte në këtë vend, duke vënë në dukje se SHBA nuk është palë në gjykatë.

“Unë nuk mendoj se ai ka ndonjë plan për të udhëtuar këtu së shpejti”, citohet të ketë thënë Blinken.

Ndryshe, Putini shumë pak është larguar nga Rusia vitet e fundit dhe ai nuk ka udhëtuar në SHBA që nga viti 2015.

Ndryshe, javën e kaluar, ICC lëshoi një urdhër arresti kundër Putinit për rolin e tij në një përpjekje të gjerë në mbarë Kremlinin për të dëbuar me forcë fëmijët ukrainas në Rusi.

Sipas një raporti, më shumë se 6,000 fëmijë – nga mosha prej vetëm muajsh deri në 17 vjeç – kanë qenë në paraburgim rus në një moment gjatë kursit të luftës, megjithëse “numri i përgjithshëm i fëmijëve nuk dihet dhe ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë se 6000”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori