Nehat Devolli
Sot, pas disa lajmeve të publikuara në media për mos zgjedhjen e Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trustit) dhe rrjedhimisht të paralizimit të këtij institucioni, për kuriozitet hyra në llogarinë time ne Trust dhe pashë se fitimet – brenda 15 muajve të fundit – dukshëm kishin rënë. Në fund të vitit 2021, fitimet ishin 20 për qind; në fund të 2022, fitimet ishin 13,8 për qind; ndërsa, sot, ato kanë rënë në 11,9 për qind (shih ilustrimin më poshtë).
Nëse shtojmë edhe inflacionin që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe – i cili sipas të gjitha parametrave është rreth 20 për qind – atëherë mund të themi se është ulur ndjeshëm vlera e kursimeve tona në Trust.
Pra, në vend që ky institucion të funksionalizohet në kohë dhe të kryejë detyrën e vet të përcaktuar me ligj, duke e menaxhuar si duhet dhe duke e rritur – të paktën minimalisht – vlerën e mjeteve te Trustit, në një kohë shumë delikate të zhvillimeve ndërkombëtare ai lihet jofunksional, duke i zhvlerësuar dhe rrezikuar në mënyrë të pamatur kursimet tona të pleqërisë.
Një trajtim i tillë i parave të kontribuuesve të Trustit, pa asnjë arsyetim nga vendimmarrësit, është jo vetëm joprofesional, por edhe amoral.
Prandaj, para se të “tkurret” edhe më shumë Trusti, krahas zgjedhjes së shpejtë të Bordit dhe investimeve më të kujdesshme të mjeteve të Trustit në tregjet ndërkombëtare (tashmë të paqëndrueshme), do të ishte mirë të gjenden format që një pjesë e këtyre mjeteve – prej rreth 2.5 miliardë eurove – t’i investojmë në Kosovë përmes sistemit tonë bankar i cili lirisht mund të themi se është shumë më i sofistikuar dhe më i sigurt se në shumë vende ku investohen këto mjete.
Me këtë, përveç uljes së interesave të kredive, do t’i jepnim shtysë ekonomisë së vendit tonë që ka nevojë për investime në fusha të ndryshme për të krijuar vende të reja pune.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania
Mikel Arteta tregohet i pamëshirshëm – pajtohet me largimin e tre yjeve të Arsenalit
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Trump reagon pas vendimit të gjykatës rreth rastit me Daniels
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025