Banka Qendrore Evropiane njoftoi se do të rrisë normën e interesit me 0.5 për qind pavarësisht trazirave në tregjet financiare dhe në sektorin bankar.
Ndonëse pritej që për shkak të problemit me Credit Suisse, Banka Qendrore Evropiane të përmbahej nga rritja e normës së interesit, presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, theksoi se banka është e vendosur që të luftojë inflacionin e lartë.
“Sektori bankar në 20 vendet që përdorin euron si monedhë janë elastik dhe me financa të forta. Mendoj se sektori bankar është aktualisht në një pozicion shumë më të fortë se në vitin 2008. Punonjësit tanë kanë treguar në të kaluarën se mund të tregojnë kreativitet edhe në një periudhë shumë të shkurtër kohore në rast se është e nevojshme t’i përgjigjemi asaj që mund të jetë një krizë likuiditeti. Sigurisht, nëse bëhet fjalë për këtë, por kjo që po shohim nuk është padyshim kjo”, tha presidentja.
Gjithashtu, britanikja The Guardian theksoi se miratimi i normës së interesit nuk u miratua unanimisht nga Bordi Drejtues i BQE-së.
“Tre ose katër anëtarë nga 26 anëtarët e Bordit të Drejtorëve nuk e mbështetën vendimin. Kundërshtarët ndoshta donin të jepnin pak më shumë kohë për të parë se si do të zhvillohej situata dhe të mblidhnin të dhëna shtesë”. theksoi Lagarde.
Rritja e normës së interesit brenda eurozonës do të thotë se norma e interesit do të rritet nga 3 në 3.5 për qind.
“Inflacioni parashikohet të mbetet shumë i lartë. Prandaj Këshilli Drejtues vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 50 pikë bazë në përputhje me vendosmërinë e tij për të siguruar një kthim në kohë të inflacionit në objektivin afatmesëm prej dy për qind”, njoftoi Banka Qendrore Evropiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City