Lëvizja Besa: Zyrtarë të lartë të BDI-së dhe LSDM-së vazhdojnë të ngulfatin sistemin gjyqësor
Lëvizja Besa ka akuzuar partitë në pushtet LSDM-në dhe BDI-në për kapje të gjyqësorit. Nga Lëvizja Besa sot në konferencë për shtyp thanë se lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm e publikuar nga Akademia për gjyqtar dhe prokuror publik dëshmon qartë për vizionin dhe misionin politik të BDI-së.
“Gjatë gjithë kohës flasin për reforma në drejtësi, veting dhe gjyqësor të pavarur të cilat assesi të ndodhin, ndërkaq brenga e tyre e vetme është rehatimi i familjarëve të tyre në pozita të rëndësishme në organet e drejtësisë. Asgjë nuk është e rastësishme, ashtu siç nuk është i rastësishëm edhe fakti se në anketat e institucioneve relevante ndërkombëtare besimi i qytetarëve tek pushteti gjyqësor është vetëm 3 %, se në bazë të raporteve të Komisionit Europian Maqedonia e Veriut ka dështuar rëndë me reformën në drejtësi, e gjithë kjo sepse zyrtarë të lartë të BDI-së dhe LSDM-së, në vend që t’i qasen me seriozitet reformave në drejtësi, ata vazhdojnë të ngulfatin sistemin gjyqësor, duke rehatuar të afërmit e tyre në organet e drejtësisë”.
“Faktet dhe dëshmitë ekzistojnë, ‘ndërkaq përpara fakteve edhe perëndia hesht’. Djali i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, Barlet Xhaferi, i cili në mënyrë të dyshimtë dhe akoma të pashpjegueshme nga institucionet kompetente kaloi provimin e jurisprudencës para se të diplomoj, provim i cili është parakusht për ndjekjen e akademisë për gjyqtar dhe prokuror publik sot është në prag të zgjedhjes së tij si prokuror publik. Mirëpo, jo vetëm kaq prokurori publik për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Islam Abazi, njeri i afërt me partinë në pushtet, zgjedhja e të cilit ishte kritikuar edhe nga faktori ndërkombëtar, nuk u mjaftua me pozicionimin e tij në pozitat më të larta në kuadër të pushtetit gjyqësor, tash e rehaton edhe gruan e tij në organet e drejtësisë”, thanë nga Lëvizja Besa.
Gjithashtu theksuan se “opinioni tashmë e ka të qartë se cili është qëllimi dhe vizioni politik i BDI-së, dhe se integrimin Europian e përdorin për të fshehur paaftësinë e tyre për të drejtuar shtetin”.
“Lëvizja BESA, konsideron se për të patur referoma në drejtësi, veting dhe gjyqësor të pavarur duhet një qeveri e re, e pa korruptuar, me njerëz të aftë dhe me integritet moral dhe profesional, njerëz që nuk janë të kapur dhe me vizion për të drejtuar shtetin. Sa më parë të shkohet në zgjedhje aq më mirë do të jetë për shtetin dhe qytetarët”, thanë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj