LAJMI I FUNDIT:

Kryekuvendarja e Shqipërisë uron 53-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës: Qendër e rëndësishme e vetëdijes kombëtare

Kryekuvendarja e Shqipërisë uron 53-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës: Qendër e rëndësishme e vetëdijes kombëtare

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, uroi sot pedagogët e studentët e Universitetit “Hasan Prishtina” në 53-vjetorin e themelimit të Universitetit.

Në mesazhin e saj, Nikolla shkruan se “më 15 shkurt 1970 u mbajt mbledhja themeluese e Universitetit të Prishtinës, sot Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.


Universiteti i Prishtinës ka përgatitur, edukuar e inspiruar dhjetëra breza studentësh, të cilët i kanë shërbyer e i shërbejnë zhvillimit, ekonomisë, kulturës dhe shoqërisë në Kosovë si edhe kombit shqiptar.

“Si një institucion i rëndësishëm i albanologjisë, shkencave, teknologjisë dhe mendimit politik, shoqëror e shkencor shqiptar, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është sot qendër e rëndësishme e vetëdijes kombëtare, kontribues i rëndësishëm në integrimet evro-atlantike. Suksese pedagogëve e studentëve të Universitetit “Hasan Prishtina” në kontributin për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës!”, shkruan Nikolla.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori