LAJMI I FUNDIT:

Silva refuzon të bëjë krahasime mes Potterit dhe trajnerëve tjerë që ka patur

Silva refuzon të bëjë krahasime mes Potterit dhe trajnerëve tjerë që ka patur

Mbrojtësi veteran Thiago Silva ka refuzuar të bëjë krahasime ndaj Graham Potterit me trajnerët që i ka pasur ndër vite.

Braziliani 38-vjeçar kohët e fundit nënshkroi një rinovim kontrate për 12 muaj me Chelsean duke e mbajtur atë në klub të paktën deri në verën e ardhshme.

Duke folur përpara ndeshjes së parë të raundit të tetës së finales së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund të mërkurën mbrëma (sot), Silva u pyet se si Potter gjendet përballë me ish-trajnerët që ka pasur.


“Erdha për një vit, do të qëndroj katër” – Thiago Silva nënshkruan kontratën e re me Chelsean
Lexo po ashtu “Erdha për një vit, do të qëndroj katër” – Thiago Silva nënshkruan kontratën e re me Chelsean

“Nuk ka kaluar kohë e mjaftueshme për të komentuar diçka kaq të rëndësishme. Nuk më pëlqen të bëj krahasime të njerëzve, të stileve, të punës”, deklaroi ai për Parimatch.

“Secili ka mënyrën e vet për t’i bërë gjërat. Megjithatë, në kohën e shkurtër që kam pasur me Potterin, mund të shoh se ai është një person i madh, një qenie njerëzore e shkëlqyer”.

Silva vazhdoi të shpjegojë qasjen veçanërisht praktike të Potterit, sigurisht një ndryshim në stil me atë që ai do të kishte përjetuar nën Ancelottin në Paris Saint-Germain, për shembull.

Po rikthehet Liga e Kampionëve, me të rikthehen edhe parashikimet se kush është favoriti për ta fituar garën më të madhe për klube në Evropë
Lexo po ashtu Po rikthehet Liga e Kampionëve, me të rikthehen edhe parashikimet se kush është favoriti për ta fituar garën më të madhe për klube në Evropë

“Në fushë, ai është një trajner që ju tregon se çfarë duhet të bëni dhe çfarë keni bërë gabim”, shtoi braziliani ai.

“Jashtë fushës, ai është një qenie njerëzore e mahnitshme që mendoj se, kur menaxhon një ekip futbolli, në fakt mund të jetë më e rëndësishme sesa të jesh trajner”, ka shtuar më tej braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori