LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo bëri një gjë që nuk e kishte bërë asnjëherë më parë në karrierës, i kërkoi autograf gjyqtarit të ndeshjes pasi shënoi katër gola

Cristiano Ronaldo bëri një gjë që nuk e kishte bërë asnjëherë më parë në karrierës, i kërkoi autograf gjyqtarit të ndeshjes pasi shënoi katër gola

Pas ndeshjes në të cilën Cristiano Ronaldo shënoi katër gola, portugezi i kërkoi gjyqtarit autograf dhe foto dhe kjo ishte një skenë krejtësisht e pazakontë për personazhin e tij, gjë që u bë virale shumë shpejt në rrjetet sociale.

Pas një fillimi jashtëzakonisht të dobët të karrierës së tij në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldo më në fund tregoi një pjesë të arsyes pse Al-Nassr po e paguan gjysmë miliardë dollarë për kontratën e tij dyvjeçare e gjysmë, pasi portugezi shënoi katër gola në ndeshjen e djeshme kundër Al Wehda.


Dhe siç bën zakonisht kur luan një lojë të tillë,  shënon një het-trik apo më shumë gola, këtë herë Ronaldo nuk shkoi direkt në dhomën e zhveshjes, por e solli topin, iu afrua gjyqtarit të asaj ndeshje, Al-Harbi, dhe e pyeti atë për një autograf.

Krahas kësaj, gjyqtari pastaj kërkoi një foto dhe e gjithë kjo tërhoqi shumë vëmendjen e mediave, të cilat e njoftuan menjëherë lëvizjen e tij.

Interesant është fakti se ky është het-triku i 61-të në karrierë për portugezin dhe duke qenë se aktualisht luan në Arabinë Saudite, pritet që ky numër të rritet edhe më shumë në dy vitet e ardhshme.

Goli i parë, të cilin e shënoi pasi e bëri shkëlqyeshëm në zonën e rreptësisë së kundërshtarit, ishte edhe goli i tij jubilar i 500-të në kampionate në karrierë.

Në total, katër golat e shënuar mbrëmë nga Ronaldo e çuan atë në 503 gola në kampionate në karrierën e tij të pasur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori