LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i subvencionuar i energjisë elektrike, nuk uli çmimet e produkteve në Maqedoni

Çmimi i subvencionuar i energjisë elektrike, nuk uli çmimet e produkteve në Maqedoni

Çmimet e ushqimeve assesi të ulen për aq sa premtoi Qeveria, ndërsa energjia elektrike e subvencionuar për sektorin ushqimor do të qëndrojë në dispozicion deri në prill. Qytetarët shprehen tejet të revoltuar sepse rryma më e lirë që përdorin prodhuesit paguhet me paratë e popullit. Jo vetëm që nuk ka ulje të çmimeve të ushqimeve, por një pjesë e mirë shitet më shtrenjtë që nga futja e masës për energji elektrike më të lirë për ata që prodhojnë produkte ushqimore.

“Pothuajse asgjë nuk është liruar”. Qumështi, djathi, gjithçka është njëjtë. Edhe buka, shitet me të njëjtin çmim. Nuk ka asgjë të liruar“, tha një qytetar.


“Çdo gjë është më e shtrenjtë, nga 10 nderi 20 për qind“, deklaroi një qytetar.

“Ka rritje të çmimeve, jo ulje”, shtoi një qytetar.

Drejtori i ri i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski sot i ftoi gazetarët për t’iu kumtuar se ai nuk është fare përgjegjës për çmimet nëpër markete, por se e ka kontrolluar marzhën e produkteve. Ai nuk donte ta thoshte këtë para kamerës.

Ministrat dhe kryeministri siguronin çdo ditë publikun se, nëse plotësohet kërkesa e biznesmenëve për energji më të lirë elektrike, të gjitha çmimet e ushqimeve do të ulen deri në 10 për qind. Nëse kjo nuk ndodh, autoritetet paralajmëruan përforcimin e kontrolleve të Inspektoratit të tregut. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se shumica e produkteve janë reduktuar nga 7 në 12 për qind, por qytetarët nuk e vërejnë këtë. Të dhënat zyrtare thonë se shpenzimet për një familjeje në një vit janë rritur për 20 për qind./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur

Lajme
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

Lajme
Kalo në kategori