LAJMI I FUNDIT:

Mori vëmendje me katër pamje të ndryshme në Sanremo – mesazhet e forta për gratë të fshehura pas fustaneve të Chiara Ferragnit

Mori vëmendje me katër pamje të ndryshme në Sanremo – mesazhet e forta për gratë të fshehura pas fustaneve të Chiara Ferragnit

Chiara Ferragni është prezantuesja e edicionit të 73-të të Sanremos, Festivalit të Muzikës Italiane që, si rregull, vendos se kush do të jetë përfaqësuesi i vendit në Eurovision.

Blogerja e famshme italiane është shoqëruar nga kantautori Gianni Morandi dhe së bashku kanë prezantuar atë që ka qenë nata e parë e këtij eventi.

Për një rast si ky, Chiara është bashkuar me Dior dhe drejtoreshën e tij kreative, Maria Grazia Chiuri, për veshjet e saj dhe kanë krijuar së bashku katër pjesë ikonike që do t’i shohim gjatë gjithë Festivalit, të cilat tashmë i ka prezantuar në rrjete sociale.


Një nga krijimet dhe ndoshta më goditja është ajo që ata e kanë quajtur “fustani kundër urrejtjes” – i bardhë me mesazhe të vërteta ‘urrejtjeje’ që Ferragni ka marrë në rrjetet e saj sociale.

“Me këtë fustan sjellim në skenën e Teatrit Ariston disa nga kritikat e drejtuara ndaj Chiaras për pamjen, trupin dhe mbi të gjitha lirinë e saj për t’u ndjerë si grua dhe nënë. Frazat e urrejtjes të qëndisura me të zeza janë fyerjet e vërteta që mer në Instagram çdo ditë”, thuhet në postim.

Të gjitha lajmet nga Chiara Ferragni
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Chiara Ferragni

Ajo mes tjerash ka dhënë një mesazh për të gjitha gratë, në një shoqëri ku duan të dominojnë burrat.

“Të tërheqësh vëmendjen për të drejtat e grave, trupat e tyre dhe mënyrën se si trupi i gruas ende është i diskutueshëm. Ky është objektivi që qëndron pas kësaj pamjeje”.

Ferragni ndërkohë veshi një fustan tjetër në gjysmën e mbrëmjes dhe është një krijim ‘nudo’ nga Dior. Fustani, riprodhon trupin e Ferragni, në një stil që të jep iluzionin e lakuriqësisë.

Më pas, Chiara u rishfaq në skenë me një krijim të katërt të Diorit, një kostum i qëndisur me kristale të veshur me një fund tyli të tejdukshëm.

Fundi simbolizon një kafaz, në formën e një burgu të përbërë nga paragjykimet e imponuara nga një shoqëri që vijon të jetë patriarkale.

Në mbrëmjen madhështore duket se ylli i famshëm përveç prezantimit, ishte aty edhe për të dhënë disa mesazhe të forta. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Kalo në kategori