LAJMI I FUNDIT:

Te Zvicra nuk janë të lumtur që do të luajnë në Serbi ndeshjen ndaj Bjellorusisë

Te Zvicra nuk janë të lumtur që do të luajnë në Serbi ndeshjen ndaj Bjellorusisë

Kualifikimet për Kampionatin Evropian euro 2024 do të fillojnë në muajin mars.

Përfaqësuesja e Zvicrës është në grup me Rumaninë, Kosovën, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorran.


Në ndeshjen e parë helvetikët do të përballen në udhëtim me Bjellorusinë, përfaqësuese që e ka të ndaluar t’i zhvilloj ndeshjet në terrenin vendas nga UEFA.

Bjellorusia ka vendosur që duelet si vendas t’i zhvilloj në Serbi në stadiumin Stadion Karadorde në Novi Sad.

Kjo gjë nuk po i pëlqen zviceranëve duke marrë parasysh historinë e ndeshjeve mes tyre dhe Përfaqësueses serbe.

Përplasjet mes futbollistëve shqiptarë të Zvicrës dhe futbollistëve serbë në fushën e futbollit janë të njohura nga dy Botërorët e fundit.

Kjo është arsyeja pse SFV ndërhyri në UEFA dhe kërkoi që ndeshja të zhvendosej në një vend tjetër për ndeshjen kundër Bjellorusisë.

Mirëpo, shtëpia më e madhe e futbollit evropian nuk i është përgjigjur kësaj, ndonëse edhe federata serbe e ka votuar.

“Zëri ynë nuk u dëgjua, përkundër që bëmë një kërkesë në UEFA”, ka thënë shefi i komunikimit të SFV, Adrian Arnold për ‘Blick’.

Ndërkohë drejtori i përfaqësueses zvicerane, Pierluigi Tami ka thënë se duhet të fokusohen vetëm te futbolli dhe nuk duhet të mendojnë për gjerat tjera.

Ndeshja do të zhvillohet më 25 mars dhe shënon fillimin e kualifikueseve për Kampionatin Evropian Euro 2024. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori