Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, përmes një video-mesazhi i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, lidhur me aferën e raportuar ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Krasniqi përmes këtij video-mesazhi të publikuar në rrjetin e tij social në Facebook ka drejtuar një sërë pyetjesh ndaj Kurtit.
“Mbi dy milionë euro i janë dhënë nga një kompani e energjetikës sllovene me degë në Serbi, mikut të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Martin Berishajt që e emëruan ambasador të Kosovës në Kroaci dhe i cili tërhoqi miliona euro kesh, para këto që nuk dihet se ku shkuan. Kjo aferë e Martin Berishajt, e raportuar në media ndërkombëtare, ngre dyshime serioze për Qeverinë e Kosovës. Si mund të flitet për respektimin e shtetit të së drejtës, ndërkohë që përfaqësuesit më të lartë të shtetit tonë përfshihen në afera të tilla financiare dhe ata mbrohen nga krerët e shtetit? Si ndikon ky skandal në imazhin e shtetit tonë, tani kur jemi në prag të liberalizimit të vizave dhe kur kemi aplikuar për anëtarësim në BE?”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi, po ashtu tha se qytetarët me të drejtë po e kërkojnë të vërtetën dhe ata duhet ta dinë tregimin e plotë.
I pari i PDK-së, po ashtu i kërkoi sqarim Kurtit se si e mori nënshtetësinë e Kosovës për një ditë Berishaj, dhe më pas u bë ambasador.
“Kryeministër, qytetarët me të drejtë po pyesin dhe ti duhet të përgjigjesh: Si u bë që Martin Berishaj për një ditë e mori nënshtetësinë e Kosovës e të nesërmen u emërua ambasador në Kroaci? Si e kaloi Martin Berishaj verifikimin e sigurisë nga institucionet përgjegjëse të Kosovës? Si është e mundur që qeveria po e mbron Martin Berishajn me kaq besnikëri në vend se ta shkarkoni e ta sjellni në Kosovë për hetime serioze? Cka dini ju për pohimet se milionat e Martin Berishajt janë përdorur për fushata zgjedhore në Kosovë? A mori GEN-i, me degë në Serbi kontrata në Kosovë si ‘shpërblim’ në këmbim që ia dha Berishajt?”, ka thënë ai.
Krasniqi po ashtu e pyeti Kurtin, se pse është duke heshtur për këtë skandal.
“Dhe më e rëndësishmja: Kryeministër pse po heshtë për këtë skandal dhe pse po e mbron kaq shumë bashkëpunëtorin tënd të ngushtë, ambasadorin Martin Berishaj? Ju keni premtuar se do ta luftoni korrupsionin, e tash ndodheni në mesin e një skandali rajonal të korrupsionit. Po vepron si një struc kryeministër, duke e zhytë kokën në rërë dhe duke pritë që ky problem disi do të kalojë. Por, këtë herë nuk do t’ia dalësh duke heshtur. Qytetarët po e kërkojnë të vërtetën dhe ata meritojnë ta dinë tregimin e plotë për aferën Martin Berishaj”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025