LAJMI I FUNDIT:

Lockheed Martin gati të dorëzojë aeroplanë luftarakë F-16 në Kiev

Lockheed Martin gati të dorëzojë aeroplanë luftarakë F-16 në Kiev

Kompania amerikane për prodhimin e pajisjeve ushtarake, Lockheed Martin, është gati të dërgojë aeroplanë luftarakë F-16 në Kiev, dhe të përmbushë të gjitha kërkesat e reja.

Shefi i operacioneve në Lockheed Martin, Frank St. John, tha për Financial Times se ka “diskutime të shumta për transferimin e aeroplanëve F-16 tek një palë e tretë”, që do të thotë se vendet duan t’i blejnë aeroplanët dhe t’i dorëzojnë në Ukrainë, transmeton Telegrafi.


Lockheed nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat për dërgimin e mundshëm të aeroplanëve ushtarakë në Kiev, por St. John tha se pavarësisht kësaj, kompania planifikon të rrisë prodhimin për të arritur në pikën ku mund të përmbushë kërkesat e të gjitha vendeve që vendosin të ndihmojnë Ukrainën në konfliktin me Rusinë.

Befasia e këndshme, pjesëtari ukrainas i rojeve kufitare viziton familjen – nuk mungojnë lotët e gëzimit
Lexo po ashtu Befasia e këndshme, pjesëtari ukrainas i rojeve kufitare viziton familjen – nuk mungojnë lotët e gëzimit

Deklarata e tij erdhi pasi SHBA dhe Gjermania njoftuan këtë javë se do të dërgonin tanket e tyre të rënda në Ukrainë. Megjithatë, ukrainasit kërkuan edhe më shumë raketa dhe aeroplanë ushtarakë.

Holanda zotëron rreth 40 avionë luftarakë F-16, dhe së fundmi njoftoi se do të shqyrtojë “me mendje të hapur” të gjitha kërkesat formale për të dërguar aeroplanë në Ukrainë, dhe se nuk ka “tabu” kur bëhet fjalë për mbështetjen ushtarake.

Nga ana tjetër, Rusia pretendon se dërgimi i vazhdueshëm i armëve perëndimore në Ukrainë vetëm sa do të zgjasë konfliktin, dhe se paraqet rrezik për një konflikt të drejtpërdrejtë midis Moskës dhe NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori